Rajoni

Masat e rrepta në shkollat italiane/ Të pajisura me skaner, alarme nëse nuk kanë maskë, në fund të ditës të gjitha dritaret…

Nxënësit duhet të rikthehen në bankat e shkollave duke marrë masat e nevojshme që të mos preken nga virusi që ka marrë jetë njerëzish.
Featured image of article: Masat e rrepta në shkollat italiane/ Të pajisura me skaner, alarme nëse nuk kanë maskë, në fund të ditës të gjitha dritaret… Shkollat ne itali

ITALI– Shkollat në Itali po bëjnë përgatitjet e fundit për të rinisur vitin e ri akademik. Koronavirus i mbylli ato gjashtë muaj më parë për ti rihapur ato tani.

Nxënësit duhet të rikthehen në bankat e shkollave duke marrë masat e nevojshme që të mos preken nga virusi që ka marrë jetë njerëzish.

Gjithashtu mësuesit dhe drejtorët e shkollave janë duke marrë masat e duhura.

E gjejmë veten tani në një shkollë krejt ndryshe krahasuar me atë të para 6 marsit, që unë mbaj mend si ditën e fundit kur në Lacio u mbyllën shkollat. Është një situatë tërësisht e re por duhet të përballemi me të”, shprehet Diana Guerani, drejtore shkolle.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në çdo shkolle, do të ketë hyrje dhe dalje të veçantë. Shkollat janë pajisur me skanerë, që do të lëshojnë alarm kur një nxënës nuk do të ketë maskë ose do të ketë temperaturë. Në rast të tillë, nxënësi do të dërgohet në një dhomë të vogël, të quajtur klasa e Covid-it, nga një person i ngarkuar me këtë detyrë dhe më pas do të nisin procedurat e paracaktuara.

“Në fund të ditës, kur mësuesi del nga klasa, të gjitha dritaret do të hapen për të ajrosur ambientet që janë pajisur edhe me spërkatës dezinfektuesi mbi të gjitha objektet, banka, karrige dhe kompjuterë”.

Kryeministri italian, Giusepe Conte ka shpjeguar se shkollat janë pajisur me sasi të konsiderueshme geli dezinfektues dhe maskash mbrojtëse që do të shpërndahen falas për nxënësit dhe personelin.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment