Aktualitet

Masat anti-COVID, mjeku Alimehmeti kërkon rishikim të vendimeve nga ekspertët: Të mbyllen baret dhe transporti publik!

Alimehmeti tha se nëse ecet me këto ritme vaksinimi, shqiptarët do të arrijnë më herët imunizimin natyral, duke kaluar koronavirusin dhe rrezikun e pasojave prej tij.
Featured image of article: Masat anti-COVID, mjeku Alimehmeti kërkon rishikim të vendimeve nga ekspertët: Të mbyllen baret dhe transporti publik! Ilir Alimehmeti, mjek epidemiolog

TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti propozon mbylljen për disa javë të transportit publik dhe të lokaleve, të cilat janë burimet kryesore të përhapjes së sëmundjes. Ai nuk mendon se masat e reja që u vendosën nga Komiteti Teknik i Ekspertëve do të sjellin rezultat. Për ‘A2cnn’ ai tha se duhet të mbyllen gjimnazet, duhet të rriten testimet si dhe të mbyllen baret, restorantet dhe transporti publik.

‘Nuk ka diskutim që duhet mbyllur transporti, rrisku është shumë më i madh. Duhet që për 2 ose 3 ose 4 javë të jenë krejtësisht të mbyllura baret dhe restorantet’- është shprehur ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Alimehmeti tha se nëse ecet me këto ritme vaksinimi, shqiptarët do të arrijnë më herët imunizimin natyral, duke kaluar koronavirusin dhe rrezikun e pasojave prej tij.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment