LIVE UPDATES
Politike

3 Dhjetor 2020, 15:10 Nga DOSJA

TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, iu përgjigj nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili, i cili tha pak më herët në një lidhje me “Skype” për News24 se masat anti-Covid kanë dështu ar dhe se është rritur në mënyrë alarmuese numri i viktimave.

Në një lidhje me “Skype” për News24, Brataj i kërkoi Vasilit dhe të gjithë politikanëve të tjerë t’i lënë mjekët të punojnë, ndërsa shtoi se nuk është e vërtetë që është rritur numri i viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi. Sipas tij, më parë përqindja e vdekshmërisë në vend ishte mbi 4%, ndërsa aktualisht është 2.1%.

Cila është situata me koronavirus në vend?
Gjendja është kjo që raportohet. Ka pasur rritje të të infektuarve, ka një far stabiliteti këto ditë. Rezultatin e këtyre shifrave e shohim pas dy-tre javësh. Deri tani është aktivizuar Covid-4, që sapo ka filluar. Nëse do të jetë e nevojshme do të hapen dhe spitalet rajonale. Java e fundit është pothuajse te shifrat 700-800. Sot nuk është fillim pandemie dhe nuk kërkohet as vetë nga qytetarët tampon për të hequr merakun, siç bëhej në fillim. Kështu që të gjithë ata që dalin pozitivë, janë me shenja të koronavirusit.

Deklarata e Vasilit për situatën, ku tha se ka ulje të numrit të testimeve, duke kërkuar që testimet të shkojnë 5-6 mijë në ditë… keni një përgjigje?

Së pari i uroj shërim të shpejtë Vasilit se e di që ka pasur probleme me virusin. Ne nuk do të ngelemi te data 9 mars testim, testim, testim, sepse kemi thënë që ky është një proces dinamik. Unë kam thënë që testimet janë të rëndësishme, por sot jo çdo person që është kontakt i kontaktit do të ndiqet. Sa i përket tamponit, ne mund të bëjmë edhe 60 mijë, pse 6 mijë, por ne kemi plotësuar kërkesat e atyre që duan ta bëjnë. T’i heqim këto interpretime, që janë gjëra që nuk kanë më domethënie. Përqindja totale e infeksionit sot është 20.9, që ka ndryshuar me ditë. Ka pasur deri në 30% nga data 20 nëntori, ndërsa sot kemi sërish ulje. Nuk duhet të themi shifra që nuk i kemi në dispozicion, ose i kemi me të dëgjuar. Sot kemi prioritet të sëmurët, ata në shtretër, terapinë, pajisjet që duhen, oksigjenin. Këto na shqetësojnë shumë, ashtu si dhe aktivizimi i skenarëve të ndryshëm.

Vasili tha se masat kanë dështuar dhe duheshin shtrënguar…
Deri para ca javësh thonin pse u mbyllëm se ekonomia do të vdesë. Nga data 1 nëntor është 22.2%, më 11 nëntor është 21.3% e deri te më e larta 31.%. Mesatarja e gjithë muajit nëntor është poshtë 30%. Por edhe të themi 30% nuk është 45%. Edhe për vdekjet nuk duhet të tmerrojmë njerëzit. Java e 20 gushtit ka qenë me 31 të vdekur, ka pasur rënie deri në fund të tetorit, dhe ka pasur një rritje pastaj. Javën e fundit ka sërish rënie. Nuk duhet të japim shifra jo reale. Pozitiviteti mesatar i gjithë pandemisë është 20.9%. Vdekshmëria është nga më të ulëtat 2.11%. Ndërsa për testimet iu them se kohët e fundit ka një ulje të kërkesave për bërjen e tamponit. Ne kishim menduar se do të ezaurohej edhe Covid-4 brenda nëntorit, por kjo gjë nuk ndodhi, që do të thotë se nuk kemi pse marrim masa më shtrënguese. Sa i përket shkollave, po vijnë pushimet e dimrit, që do të thotë sikur të bësh një mbyllje dyjavore të shkollave. Ndalimi pas orës 22:00 ka funksionuar. Personalisht mendoj se përdorimi i masave parandaluese dhe i maskës ka ndaluar shumë te parandalimi i shpërndarjes së gripit.

A mund të shkohet në një lock-down të moderuar?
Kushtet ndryshuan në favor të virusit dhe ne duhet të ndërgjegjësohemi. Të gjithë qytetarët duhet të mendojnë për jetën e tyre. Po nuk u ruajtëm vetë ne, nuk mund të vëmë 3 milionë roje në 3 milionë njerëz. Të thuash se nuk funksionuan masat, duhet të dalësh me të dhëna. Besimi humbet me të pavërteta që thuhen. Kujt do t’i besojnë njerëzit, shifrave apo atyre që flasin? Më vjen keq, por unë e them: lini mjekët të punojnë! Nuk ka vend për të pavërteta.

Marrë nga: BW

(A/k..dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi skender brataj koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni