Aktualitet

Masakra në Vlorë/ Policia ishte në dijeni të sherrit mes çiftit, 6 ditë më parë arrestoi vëllain e autorit

Blutë e Vlorës kanë  qenë në dijeni pasi vëllai i Lavdosh Sulës, ka tentuar që të vrasë një person, me të cilin dyshohet se kishte lidhje 44-vjeçarja.
Featured image of article: Masakra në Vlorë/ Policia ishte në dijeni të sherrit mes çiftit, 6 ditë më parë arrestoi vëllain e autorit Foto nga banesa në Vlorë, ku ndodhi krimi i rëndë

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me masakrën e ndodhur sot në Vlorë. Sipas informacioneve mësohet se Policia ishte në dijeni të sherrit që kishte çifit Sula. Blutë e Vlorës kanë qenë në dijeni pasi vëllai i Lavdosh Sulës, ka tentuar që të vrasë një person, me të cilin dyshohet se kishte lidhje 44-vjeçarja.

Policia në një njoftim në datën 19, bënte me dije se ishte arrestuar një person, i cili rezulton t ëjetë Artur Sula, vëllai i autorit të ngjarjes së sotme.

“Tenton të vrasë me armë gjahu kurshuririn e tij – vihet në pranga nga policia autori. Mbrëmjen e djeshme pas marrjes së informacionit se në fshatin Babicë e Madhe ka konflikt me armë midis dy personave, menjëherë shërbimet e policisë janë afruar në vendin e ngjarjes duke bërë parandalimin e një vrasje të mundshme.

Konkretisht në vendin e quajtur “Alikokë” Babicë e Madhe, shtetasi A. S., 44 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë gjahu (teke) shtetasin L. S., 46 vjeç, për motive të dobëta (kurshurinj me njëri-tjetrin). Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasit A. S, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, ka qenë ky njoftimi i Policisë.

Kjo ngjarje duket se ka zbuluar dhe konfliktin në këtë familje, por Policia përveç arrestimit të Arben Sulës nuk ka vepruar më tej.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment