Politike

“Masakra elektorale”, Lubonja merr shembullin e Austrisë: Nëse duam standarde Evropiane, zgjedhjet duhen përsëritur

Lubonja tha se në këto kushte zgjedhjet duhet të përsëritet, nëse vendi synon të futet në Evropë, e do të instalojë standarde evropiane.
Featured image of article: “Masakra elektorale”, Lubonja merr shembullin e Austrisë: Nëse duam standarde Evropiane, zgjedhjet duhen përsëritur Fatos Lubonja, analist

TIRANË– Analisti i njohur Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, komentoi pretendimet e opozitës për zgjedhjet e 25 prillit, në atë që ato e quajnë “masakër elektorale”.

Lubonja tha se në këto kushte zgjedhjet duhet të përsëritet, nëse vendi synon të futet në Evropë, e do të instalojë standarde evropiane.

Për këtë ai mori shembullin e Austrisë, ku zgjedhjet presidenciale të 2016-ës sipas tij, u ripërsëritën vetëm se dy qendra votimi u mbyllën para afateve të paracaktuara.

Nga deklarata e sotme e zotit Rama që është shprehur i bindur për largimin e Metës nga Presidenca, ka shpallur synimin për një mandat të katërt. Çfarë është kjo ofertë e Ramës sipas jush?

Fatos Lubonja: Kjo është ofertë për të na bërë ne që ta quajmë normale atë që ndodhi, që ishte masakër elektorale. Të mos merremi me përgjegjësitë që ka Rama. Është pjesë e një ndryshimi teme. Pra, unë jam legjitim, do të pastrojmë disa të këqij e do ta bëjmë më të mirë politikën. Do të kemi një opozitë që do e drejtoj unë, është nënteksti. Edhe njëkohësisht sikur po të rrini urtë gjithçka do të shkojë mirë për shqiptarët. Diskursi i sotëm duhet të jetë tjetër, kjo është sikur, i kanë vjedhur shtëpinë diku në lagje, një bandë që merret me vjedhje dhe të gjithë diskurs i lagjes është: Po sikur e latë derën hapur ju, po çelësat, pse s’keni vendosur kamera sigurie, po përgjegjësia e njerëzve, e askush nuk merret me hajdutin. Për të mos ndodhur këto, duhet më shumë besim, kamera sigurie e të terja. Ky, pasi e ka vjedhur shtëpinë i thotë lagjes merremi me këta. Përgjegjësia kryesore vjen nga mediat tona, që nuk janë lëshuar në këtë debat që kush e ka fajin. Ka përgjegjësi Basha, por legjitimimi i këtij sistemi, i blerjes së votës, do të na çojë në blerjen e shqiptarëve më keq njerëz. Nga një regjim korruptivo, mediatiko, më shumë me fjalë, me presione, nesër do të kalosh në një regjim policor, ku policia bëhet më aktive. Nga ajo hiqeni xhaketat dhe futuni në fushatë elektorale, e deri këtu, merrni pendrek dhe bjerini me pendrek. Unë kështu e shoh mandatin e katërt.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

E gjithë kjo që thatë, çështja e blerjes së votës, është një gjë që e kemi parë dhe PD e ka denoncuar këtë gjë. Por mesa duket tani edhe në KAS, KQZ, ka të bëjë me këtë mekanizëm, s’kemi ankesa konkrete siç ka Vetëvendosja, s’kemi me procesin teknik, janë gjëra që kanë ndodhur përpara. A nuk dihej kjo?

Fatos Lubonja: Janë shumë elementë, elementi i rreth 40 mln eurove në fushatë elektorale është i paligjshëm. Është ky argument i mjaftueshëm për të anuluar zgjedhjet, unë them se po. Për dy qendra votimi që u mbyllën para kohe në Austri, u përsëriten zgjedhjet. Kemi përdorim të madh të lekut dhe administratës që është skandal. Lexova që ka një ankesë në Shkodër, që është kapur nga shefi i policisë një njeri i inkriminuar me këto karta ID, me lekë, etj, e sipas lajmit që pashë, është ndërhyrë nëpërmjet kandidatit të PS, tek kryeministri që ka marrë në tel shefin e policisë dhe ka liruar personin në fjalë. Nëse kjo vërtetohet që është e vërtetë, mendoj që nuk mjafton ky fakt? Fakti i Elbasanit që u vërtetua që kishte materiale, nuk mjaftojnë këto nëse marrim standardin evropian. 84 mijë votat e pavlefshme, në Shkodër dilte që janë 6 mijë vota të pavlefshme.

Ka dy gjëra, ajo që ka ndodhur para zgjedhjeve me njerëzit dhe ajo gjatë. Nëse ka ndodhur gjatë numërimit, sepse të gjithë partitë kanë numëruesit e tyre?

Fatos Lubonja: Janë të rëndësishme të dyja, nëse do të vendosësh standarde, t’i thua që janë forca kryesore dhe kanë vendosur t’i heqin votat. Nëse Vetëvendosjes i janë marrë votat, këto standarde që fola më herët hynë në standarde të papranueshme. Logjika jonë është kjo, që edhe PD e PS ka vjedhur Vetëvendosjen. Zotëri, nga ana formale nëse janë bërë këto vjedhje e prishje votash, mjafton për t’i bërë zgjedhjet e pabesueshme. Duhet ta shohim veten në pasqyrë, tek standardet evropiane që thashë.

Aktiviteti elektoralo ka ndodhur edhe më para, opozita hyri në zgjedhje me standarde të papranueshme. Tha që pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme, thanë që fitorja është brenda kutive, e më pas thanë që kjo ishte masakër elektorale. Pse hyri në këto zgjedhje, e çdo të ndodhë më vonë?

Fatos Lubonja: Opozita ka përgjegjësitë e tjera pse hyri. Të isha unë e të kisha provën e Elbasanit, Shkodrës, që këto thonë e kanë çuar në SPAK para kohe, fare mirë thoja nuk hy. Teoria e Lulzim Bashës që është kaq i madh vrulli i njerëzve që nuk ka ç’të bëjë vjen nga naiviteti, vjen pjesërisht nga presionet e të huajve që po nuk hyre në zgjedhje, ky hy vetëm. Të gjitha këto janë përgjegjësi./BallkanWeb.

Një Koment në ““Masakra elektorale”, Lubonja merr shembullin e Austrisë: Nëse duam standarde Evropiane, zgjedhjet duhen përsëritur

  1. Ik more psikopat qe mbete si gore neper ekrane TV. Sipas teje te iki Rama dhe te vije Berisha & Meta???? Po te ishe njeri i mire dhe pa urrejtje patollogjike burgaxhiu duhej te bertisje me te madhe. Te Iki Rama, Te iki Berisha, Te Iki Iliri dhe Monika, Te iki Basha per te miren e shqiperise. POR TI NUK DO SHQIPERINE, TI KE VETEM MLLEF

Shto Koment