Politike

Masakra e Srebrenicës, Bushati: Tendencat për të vendosur shenja barazimi mes xhelatëve dhe viktimave shkon në të kundërt me ndërtimin e paqes

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka nderuar kujtimin e vikitmave të Srebrenicës. Ai është shprehur, se tendenca për të vendosur shenja barazie mes vikitmës dhe xhelatit shkon në të kundërt me ndërtimin e paqes.
Featured image of article: Masakra e Srebrenicës, Bushati: Tendencat për të vendosur shenja barazimi mes xhelatëve dhe viktimave shkon në të kundërt me ndërtimin e paqes Ditmir Bushati, deputet i PS

TIRANË -Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka nderuar kujtimin e viktimave të masakrës së Srebrenicës, të kryer në Bosnje nga forcat serbe. Sipas Bushatit, tentativat për të vendosur shenja barazie mes xhelatëve dhe viktimave pas luftës, shkon në drejtim të kundërt me ndërtimin e paqes në rajon. Më tej ai ka shtuar, se pajtimi pas luftës kërkon respekt dhe kjo është e vetmja garanci që krimet nuk do të përsëriten.

Postimi i plotë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

25 vjet më parë bota u bë dëshmitare e një mizorie të turpshme e të paparë në tokën europiane, që prej Luftës së Dytë Botërore. 8372 boshnjakë humbën jetën në Srebrenicë, si rezultat i fushatës genocidiste të forcave serbe. Në këtë ditë reflektimi, nderojmë kujtimin e viktimave të genocidit në Srebrenicë, por edhe viktimat e tjera që i janë nënshtruar mizorive masive, për shkak të identitetit të tyre. Kultura mbizotëruese e mohimit dhe revizionimit të historisë, tendencat për të vendosur shenja barazimi mes xhelatëve dhe viktimave, shoqëruar me tentativat për marrëveshje për amnestimin e krimeve të luftës, shkojnë në drejtim të kundërt me ndërtimin e paqes së qëndrueshme, procesin e pajtimit dhe rrugën europiane të Ballkanit Perëndimor. Pajtimi në epokën e pasluftës kërkon respekt dhe ndjeshmëri për të kaluarën, të mbijetuarit dhe familjet e tyre. Kjo është e vetmja garanci për mospërsëritjen e mizorive të së kaluarës dhe ndërtimit të shoqërive paqësore, gjithpërfshirëse dhe të drejta.

Mbi 8 mijë burra, djem dhe gra boshnjake u vranë në atë që njihet si Masakra e Srebrenicës. Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 korrik të vitit 1995. Gjenocidi që pati për objektiv popullsinë myslimane të vendit, u krye nga forcat serbo-boshnjake, edhe me ndihmën e ish-Jugosllavisë. Trupat e viktimave u hodhën nëpër varre masive dhe pyjet përreth dhe identifikimi i tyre vazhdon edhe sot.

Shto Koment