Politike

Masakra e Elbasanit, OSBE: Fushata s’mund të njolloset me gjak dhe dhunë

OSBE është shprehur se fushata zgjedhore nuk duhet që të njolloset me gjak e dhunë, ndërsa u ka bërë thirrje autoriteteve që të hetojnë krimin e ndodhur. 
Featured image of article: Masakra e Elbasanit, OSBE: Fushata s’mund të njolloset me gjak dhe dhunë Logo e OSBE-ODIHR

TIRANË– Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ka komentuar masakrën e Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Në një reagim zyrtar, OSBE është shprehur se fushata zgjedhore nuk duhet që të njolloset me gjak e dhunë, ndërsa u ka bërë thirrje autoriteteve që të hetojnë krimin e ndodhur.

DEKLARATË E PREZENCËS SË OSBE-SË NË SHQIPËRI 

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vërejti me shqetësim incidentin e dhunshëm, që çoi në humbjen e jetës në Elbasan. Mendimet tona janë, së pari, për familjen e viktimës. Ne besojmë, fuqimisht, që fushata zgjedhore dhe përgatitjet e zgjedhjeve janë një mundësi demokratike e jashtëzakonshme, e cila nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë. Presim që policia dhe institucionet gjyqësore të Shqipërisë ta hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Ambasadorët e huaj MESAZH për 25 prillin: Mos e falni votën! Fushata s’duhet përgjakur. Kryeprokurori Çela-vartësve: Mos zvarrisni çështjet, do ketë ndëshkime!

(k.m/dosja.al)

Shto Koment