Aktualitet

Masakra e çiftit Pasho/ Hetuesit zbarkojnë në terren, kontroll kompani më kompani për bashkëpunëtorin e Elonës, i siguroi letrën për të ‘paketuar’ vjehrrit në valixhe

Personi në fjalë, dyshohet se i ka siguruar Elonës letrën për të ‘paketuar’ vjehrrit dhe për t’i futur copat e trupit të tyre në valixhe.
Featured image of article: Masakra e çiftit Pasho/ Hetuesit zbarkojnë në terren, kontroll kompani më kompani për bashkëpunëtorin e Elonës, i siguroi letrën për të ‘paketuar’ vjehrrit në valixhe çifti Pasho & Elona Kalesha

ITALI– Grupi i hetuesve që ka në duar çështjen e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u gjetën të vrarë e të paketuar në valixhe, ka dalë në terren. Mediat italiane shkruajnë se hetuesit janë vënë në kërkim të bashkëpunëtorit të Elona Kaleshës që është në burg për krimin e rëndë.

Personi në fjalë, dyshohet se i ka siguruar Elonës letrën për të ‘paketuar’ vjehrrit dhe për t’i futur copat e trupit të tyre në valixhe.

Kështu, karabinierët po ushtojnë kontroll në të gjitha kompanitë në zonën industriale të Terrafino, për gjetjen e ndonjë materiali që përkon me atë të cilin u gjet I mbështjellë çifti Pasho., të cilët rezultonin të zhdukur që nga viti 2015.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tashmë e akuzuara për krimin është Elona Kalesha, që në kohën e zhdukjes së çiftit ka qenë e dashura e djalit të tyre, Taulanti, ndërsa tani ndodhet pas hekurave. Pavarësisht akuzave ajo nuk ka pranuar asgjë në lidhje me këtë krim.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment