Aktualitet

Masakra e Bradasheshit! Zbardhet DËSHMIA, detaje nga marrja në pyetje e Talo Çelës, mohoi se kishte gisht në vrasjen e Endrit Alibeajt. I vëllai s’e besoi, e goditi në ‘pikën e dobët’

Talo Çela ka deklaruar se ka qenë në shtëpi natën e ngjarjes dhe ka dëgjuar vetëm të nesërmen çfarë kishte ndodhur. Po ashtu ka treguar se kamerat e vendosura në banesën e tij në rrugën e vjetër për në Bradashesh nuk kanë qenë aktive ditën e ngjarjes, megjithatë sqaronte se edhe nëse do të ishin të ndezura, kanë fushëpamje vetëm brenda oborrit.
Featured image of article: Masakra e Bradasheshit! Zbardhet DËSHMIA, detaje nga marrja në pyetje e Talo Çelës, mohoi se kishte gisht në vrasjen e Endrit Alibeajt. I vëllai s’e besoi, e goditi në ‘pikën e dobët’ Talo Çela, Endrit Alibej dhe Mikael Qosja

ELBASAN– Tre vitë më parë, disa ditë para ndërrimit të viteve, vendi u trondit nga një atentat i trefishtë në rreth-rrotullimin e Bradasheshit. Për një konflikt që ka nisur për 50 kg kokainë të humbura në Britaninë e Madhe, u lanë të vdekur Endrit Alibej alias Ravik Dylgjeri, Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay.

Për të vazhduar më pas sagën e vrasjeve në qytetin e Elbasanit. Deri më tani, si “organizatorin” e vrasjes, Policia e Shtetit ka etiketuar të riun Mikael Qosja, i cili është shpallur në kërkim, ndërkohë që dyshohet se ndodhet në Dubai. Por në atentat dyshohej të ishte përfshirë edhe famëkeqi Talo Çela, emri i të cilit është përmendur në grabitjen e Rinasit dhe për shumë vrasje të tjera në vend.

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije detaje nga marrja në pyetje që i është bërë në Komisariatin e Elbasanit, ku ka pretenduar se s’ka pasur gisht me ngjarjen e ndodhur. Talo Çela ka deklaruar se ka qenë në shtëpi natën e ngjarjes dhe ka dëgjuar vetëm të nesërmen çfarë kishte ndodhur. Po ashtu ka treguar se kamerat e vendosura në banesën e tij në rrugën e vjetër për në Bradashesh nuk kanë qenë aktive ditën e ngjarjes, megjithatë sqaronte se edhe nëse do të ishin të ndezura, kanë fushëpamje vetëm brenda oborrit.

Gjatë marrjes në pyetje, Çela nuk e mohoi për asnjë moment se kishte njohje me Endrit Alibejn, duke sqaruar se kishte marrëdhënie me Donin, dajën e tyre, i cili është me origjinë nga Peqini nga ku është dhe vetë me origjinë. Edhe pse i dyshuar kryesor, Talo Çela u lirua menjëherë pas marrjes në pyetje pasi nuk iu gjetën prova për ta mbajtur nënë arrest. Megjithatë duket se përfshirja e tij ishte e sigurtë për të vëllanë e Endrit Alibejt, Erionin. Ky i fundit është prangosur pasi akzuohet se ka porositur disa vrasje në qytet pas ekzekutimit të të vëllait, mes tyre edhe Bujar Çelën, vëllai taksist i Talos.

MASAKRA E BRADASHESHIT

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tre ditë para ndryshimit të viteve në dhjetor të 2018-ës, 3 persona, mes tyre edhe një shtetas turk, u vranë me breshëri kallashnikovi brenda makinës tip “Range Rover”. Dy shqiptarët e vrarë ishin Endrit Alibej 34 vjeç; Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy kushërinj me njëri-tjetrin dhe Erdal Durunay, 51 vjeç. Shqiptarët sapo ishin kthyer për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre, kur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik një makinë u ka zënë pritë dhe i ka qëlluar pa mëshirë. Famtmirësisht plumbat kanë kursyer makinat para ‘Range-t’ me targa rumune, ku po udhëtonin gratë e fëmijët e të vrarëve. Në 3 makinat ndodheshin 5 gra dhe 3 fëmijë.

HAKMARRJE NGA VËLLAI

Vetëm pak muaj më parë, në shtator të 2020, në prangat e Policisë ra Erion Alibej, vëllai i Endritit. Ai akuzohet se Erion Alibej u arrestua pasditen e djeshme. Ai akuzohet se ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Emiljano Ramazanit, Regis Runajt dhe Bujar Çelës. Erion Alibej është akuzuar edhe për plagosjen e Xhoni Rustës, kushëririt të Suel Çelës. Erion Alibej njihet ndryshe si Andrea Alibej por edhe si Erion Dylgjeri. Vetëm pak muaj pas prangosjes së tij, në mes të Brukselit u ekzekutua kunati i tij, Ardit Spahiu.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment