Aktualitet

Masakër në Gjirokastër, helmohen qentë në qytet, PAMJET kur punonjësi i Bashkisë i hedh në kosh

VIDEO
Në një prej videove të publikuara shfaqet edhe një punonjës policie, i cili i merr qentë e helmuar dhe i hedh në koshat e mbeturinave. 
Featured image of article: Masakër në Gjirokastër, helmohen qentë në qytet, PAMJET kur punonjësi i Bashkisë i hedh në kosh Foto nga videoja

GJIROKASTËR– Në Gjirokastër vazhdojnë që të helmohen e të vriten kafshë! Një qytetar ka publikuar pamje të rënda nga rrugët e qytetit ku shihet se si katërputroshët e gjorë përpëliten në rrugë pasi kanë marrë helmin. Krahas videove të publikuara në rrjetet sociale, qytetari kërkon llogari nga punonjësit e Bashkisë së Gjirokastrës lidhur me çfarë po ndodh. Në një prej videove të publikuara shfaqet edhe një punonjës policie, i cili i merr qentë e helmuar dhe i hedh në koshat e mbeturinave. 

Na turperuat sa me s’ka dhe pervec kesaj po na vrisni dhe moralin !!! Bashkia gjirokaster, reago urgjent sot! Ne video duket ne flagrance punonjesi juaj(per mua i panjohur) por sic po me thone njerezit po, dhe vepron duke marre qente e helmuar dhe hedhur ne koshin e mbeturinave… A nuk ka nje vend specifik per keto raste ?!!! Bashkia gjirokaster ! U mbush kupa!,”-shkruhet në postimin e plotë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

POSTIMI I PLOTË:

Urgjente, shperndajeni. Ore mos jeni gje budallenj ju ???!!!!! Sapo u helmuan 2 ose 3 qen te tjere mu ne mes te qendres se qytetit para syve te gjithe njerezve. Kjo eshte e paprecedente, brutale dhe nje maskarade qe duhet t’i jepni zgjidhje urgjentisht sa me pare! Nese nuk jeni ne gjendje te kontrolloni punetoret juaj apo drejtorite qe perfaqesoni ju lutem lejeni postin dhe hiqni dore sepse nuk jeni per kete pune, jeni te paafte !!! Na turperuat sa me s’ka dhe pervec kesaj po na vrisni dhe moralin !!! Bashkia gjirokaster, reago urgjent sot! Ne video duket ne flagrance punonjesi juaj(per mua i panjohur) por sic po me thone njerezit po, dhe vepron duke marre qente e helmuar dhe hedhur ne koshin e mbeturinave… A nuk ka nje vend specifik per keto raste ?!!! Bashkia gjirokaster ! U mbush kupa! Do ndermarr masa investigative urgjent dhe t’ju vije turp! Po tani cdo thoni ? “nuk eshte e vertete” ???? Gjithashtu: diten e pardjeshme, rreth ores 7:30 ne mengjes, pas hemimit masiv te ndodhur me pare ne lagjet : pazar, 18 shtatori, granice, alorto(ende e pa vertetuar me fakte) dhe manalat gjate mesnates, gjithashtu jane konstatuar persona duke transportuar me karroce dore sipas burimeve te qytetareve qe i kane pare, dy qen, haptazi fare, te dyshuar si te helmuarit ne zonen afer tvgj-se, pervec te tjereve qe u helmuan ne lagjet e tjera…

(k.m/dosja.al)

Shto Koment