Aktualitet

Dosja ‘Tërmeti’/ Shtatë orë para Gjykatës, togat e zeza nuk e ndajnë dot mendjen, nesër jepen masat për 31 të arrestuarit

Të arrestuarit akuzohen kryesisht për “falsifikim dokumentash” “ndërtime të paligjshme” dhe për “shpërdorim detyre”.
Featured image of article: Dosja ‘Tërmeti’/ Shtatë orë para Gjykatës, togat e zeza nuk e ndajnë dot mendjen, nesër jepen masat për 31 të arrestuarit Pamje nga gjyqi
Përditësuar:

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që të lërë në burg 13 prej 31 të arrestuarve në lidhje me dosjen tërmetit të 26 nëntorit të 2019. Dosja.al mëson se për 13 të tjerë., Prokuroria ka kërkuaar masën “arrest shtëpie”, ndërsa për pesë të tjerët ka kërkuar që të lirohen.

31 të arestuarit dolën sot para gjykatës penale të Tiranëspër dosjen e tërmetit, ndërkohë që 11 të tjerë janë ende në kërkim. Seanca nisi në orën 12:00 dhe përfundoi pas shtatë orësh, në orën 19:00. Nesër pritet që të jepet vendimi për të akuzuarit.  Gjykata dëgjoi sot palët, prokurorinë dhe avokatët përkatës dhe në fund vendosi që nesër në orën 10:00 të japë vendimet në lidhje me të arrestuarit. Mes tyre ka ndërtues, ish-zyrtarë, biznesmenë.

Të arrestuarit akuzohen kryesisht për “falsifikim dokumentash” “ndërtime të paligjshme” dhe për “shpërdorim detyre”. Përveç të arrestuarve, prokuroria ka kërkuar edhe arrestimin e 7 personave të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim, por sipas sistemit TIMS 6 prej tyre ndodhen jashtë vendit. Në gjendje të lirë po hetohen dy persona të tjerë. 

Emrat e disa prej të arrestuarve:

1. Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë

2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar

3. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë

4. Stela Maze, arkitekte

5. Anila Harxhi, arkitekte

6. Merita Kushi

7. Bukurije Halili

8. Ali Dyrmishi (ndërtues)

9. Vjollca Hoxholli (ndërtuese)

10. Gerti Çalliku

11. Jani Ikonomi

12. Qirjako Gjergo

13. Sherbet Shehi

14. Naim Shehi

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

15. Ermir Çina

16. Adhurim Qehajaj

17. Gëzim Shkalla

18. Pëllumb Fortuzi (ndërtues)

19. Xhevahir Doda

20. Reis Muça

21. Hekri Disha

22. Agim Eski

23. Faik Fejzo

24. Zhaneta Tagani

25. Muhamed Felahi

26. Ndoc Pepkola

27. Hekri Disho
Merret peng ditën me diell një person në Kamëz. Mësohet se i rrëmbyeri është nxjerrë me zor nga mjeti i tij dhe është futur në një fuoristradë të bardhë. Dëshmitarët tregojnë se qyetari është marrë peng nga katër persona me maska, ndërsa Policia e qytetit nuk kishte ardhur në kohë.

 

Aksioni ka nisur disa ditë më parë nga Vora, ku Policia e Tiranës ka arrestuar zyrtarë, ish-zyrtarë dhe ndërtues të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit në Vorë, Kashar dhe Farkë. Mes të arrestuarve ishin edhe ish-kryekomunarët e Farkës Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta.

Të njëjtin operacion zhvilloi edhe Policia e Durrësit, disa ditë më parë duke vënë në pranga 10 policë, 2 inspektorë të IMT-së, dhe 5 biznesmenë janë arrestuar, ndërsa një efektiv u shpall në kërkim. Ndërsa Gjykata e Durrësit, vendosi të lehtësojë masat e sigurisë për 10 nga 18 zyrtarët e prangosur, duke i lënë të lirë. Ndërkohë në masën e sigurisë “arrest në burg” kanë mbetur:  Ermal Petova (Polici që la të lirë një të akuzuar për përdhunim), Agim Osmani (Polici që u largua nga salla a gjyqit pas problemeve me zemrën), Haxhi Sherra, Petrit Neziri, Dëshir Dakoli, Ndriçim Shika dhe Gjergji Gerco.

(k.m;f.g;f.m/Dosja.al)

Shto Koment