Aktualitet

Komiteti Teknik i Ekspertëve rishikon masat! Pritet ndryshim i vendimit për lëvizjen e qytetarëve, mjekët mblidhen sot, çfarë do ndodhë?

Ishte dhe Silva Bino, anëtare e Komunitetit Teknik, e cila një ditë pas mbledhjes tha se situata nga pandemia, në vendin tonë është kritike dhe se ditën e hënë do të vendosen masa të tjera kufizuese.
Featured image of article: Komiteti Teknik i Ekspertëve rishikon masat! Pritet ndryshim i vendimit për lëvizjen e qytetarëve, mjekët mblidhen sot, çfarë do ndodhë? Mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve

TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet ditën e sotme për të njoftuar masa të reja antiCovid. Kjo mbledhje vjen pak ditë pas njoftimit që anëtarët e Komitetit dhanë për qytetarët duke u shprehur se masat do të vijojnë të jenë të njëjtat pasi numri i të infektuarve është normalizuar.

MASAT QË JANË ENDE NË FUQI:

“- Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.

– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).

– Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë.

– Universitetet vijojnë online

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

– Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe

Mirëpo vendimi i tyre nuk u prit mirë nga shumë ekspertë, politikanë, pasi ditët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve me Covid-19. Vetëm ditën e djeshme kishte 21 viktima dhe 952 raste të reja, shifra këto që kanë vazhduar për ditë me rradhë në Shqipëri.

Ishte dhe Silva Bino, anëtare e Komunitetit Teknik, e cila një ditë pas mbledhjes tha se situata nga pandemia, në vendin tonë është kritike dhe se ditën e hënë do të vendosen masa të tjera kufizuese.

Janë disa vendime të cilat qarkullojnë në media të cilat mund të jenë masat alternative që mund të shpallë ditën e sotme Komiteti. Përflitet se do të vendoset fasha e orarit 18:00 e mbrëmjes me 06:00 të mëngjesit si kufizimi i lëvizjes, mirëpo nuk përjashtohet dhe mundësia e mbylljes totale.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment