Aktualitet

Masat për fundjavën/ Policia e Shtetit: Të dielën nuk lejohet lëvizja me makina në asnjë qytet të vendit, të gjitha bizneset do të jenë hapur

Policia e Shretit ka njotuar se të dielën nuk lejohet lëvizja me makina në asnjë qytet të vendit dhe se të gjitha bizneset do të jenë hapur.
Featured image of article: Masat për fundjavën/ Policia e Shtetit: Të dielën nuk lejohet lëvizja me makina në asnjë qytet të vendit, të gjitha bizneset do të jenë hapur Foto ilustruese
Përditësuar:

Tiranë- Policia e Shtetit ka njoftuar se ditën e nesërme, më 31 maj do të jenë të hapura të gjitha bizneset, por nuk lejohet në asnjë qytet qarkullimi i automjeteve. Policia sqaron se nesër lejohet lëvizja e këmbësorëve edhe në zonat e kuqe. Sipas policisë gjatë kësaj fundjave nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

Njoftimi i Policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve. Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet ndalim-qarkullimin me automjete për ditën e nesërme, si dhe të respektohet distancimi social në të gjithë vendin.

Qytetarët mund të lëvizin lirshëm, këtë fundjavë nuk ka kufizime edhe brenda zonave të kuqe. Qeveria njoftoi një ditë më parë se nga hëna hapen kufijtë tokësorë me vendet fqinje, çerdhet e kopshtet, kampionatet sportive pa praninë e publikut, parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit dhe palestrat.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment