Showbiz

“Martohu se të erdhi pleqëria”, Anxhela Peristeri bën për “dy lek” komentuesin

Në një foto të fundit publikuar nga këngëtarja një komentues e ka pyetur se kur do të martohet, pasi tanimë është në fillimet e pleqërisë.
Featured image of article: “Martohu se të erdhi pleqëria”, Anxhela Peristeri bën për “dy lek” komentuesin Anxhela Peristeri

TIRANË- Anxhela Peristeri është mjaft hermetike kur vjen puna tek jeta private e saj dhe asnjëherë nuk ka zbuluar detaje. Kjo ka bërë që fansat të jenë gjithnjë kurioz në lidhje me jetën e Anxhela Peristerit. Në një foto të fundit publikuar nga këngëtarja një komentues e ka pyetur se kur do të martohet, pasi tanimë është në fillimet e pleqërisë.

Komentet:

A të duket që të ka ardh mosha për martesë??? se femra bie më shpejt se mashkulli dhe mesa shifet je në fillimet e pleqërisë”, komenton ndjekësi.

Fotoja e publikuar nga kengetarja ne Instagram

Mosha për martesë nuk vjen, por vjen njeriu i duhur për martesë. Sa për pleqërinë më beso është shumë larg meje”, i përgjigjet Anxhela.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si ka mundësi në gjithë Shqiptari s’po të vjen asnjë i duhur mi”, i komenton sërish ndjekësi.

Se janë si puna jote ata që kanë ngelur prandaj”, ia kthen Anxhela.

(E.S. Dosja.al)

Shto Koment