Showbiz

Martohet Anxhela Peristeri? Me fustan nusërie këngëtarja i habiti të gjithë: Shumë shpejt (FOTO)

Anxhela Peristeri ka postuar një pozë me fustan nusërie dhe të gjithë menduan se këngëtarja kurorëzoi dashurinë e saj në martesë!
Featured image of article: Martohet Anxhela Peristeri? Me fustan nusërie këngëtarja i habiti të gjithë: Shumë shpejt (FOTO) Këngëtarja, Anxhela Peristeri.

TIRANË– Anxhela Peristeri është përfolur gjatë për historitë e saj të dashurisë, që gjithmonë ka menduar t’i mbajë larg syrit të publikut. Këngëtarja ka qenë mjaft e rezervuar për sa i përket jetës personale duke mos dhënë asnjë detaj.

Veshur me fustan të bardhë, Anxhela Peristeri i ka lënë pa fjalë të gjithë. Ndjekësit e këngëtares kanë menduar se ajo ka bërë një dasmë në fshehtësi, por e vërteta qëndron ndryshe.

Postimi i Anxhela Peristerit në rrjete sociale.

“Së shpejti”,– shkruan Anxhela Peristeri përbri pozës me fustan nusërie.

Ndërkohë që e pyetur nga IconStyle këngëtarja ka rrëfyer që veshja ishte për klipin që pritet të lancojë së shpejti dhe nuk kishte lidhje me jetën e saj private.

Postimi i Anxhela Peristerit në rrjete sociale.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment