Sport

Martini: “Ndaj Tiranës e dimë se si fitohet”

“Ne kemi një organikë me lojtarë cilësorë dhe e rëndësishme është të jemi të përqendruar te ndeshja. Ashtu si në tri ndeshjet e tjera ndaj Tiranës, shpresoj të përsërisim një rezultat pozitiv”
Featured image of article: Martini: “Ndaj Tiranës e dimë se si fitohet”

DURRES – Në javën e parë të kampionatit të 82-të, skuadra e Teutës nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në “Niko Dovana”, ndaj një ekipi me elementë të rinj si Skënderbeu. E megjithatë, në kampion durrsak asgjë nuk ka ndryshuar. Synimi është po i ai, fitimi i titullit kampion në përfundim të sezonit. Këtë nuk e fsheh edhe trajnaei Edi Martini, i cili në konferencën e zakonshme për shtyp, pasi ka analizuar barazimin ndaj Skënderbeut dhe premtoi angazhim maksimal të “djemve të detit” në duelin ndaj bardhebluve, takim që do të zhvillohet në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit.

Keni keqardhje që latë dy pikë ndaj Skënderbeut?
Ndjej keqardhje për pikët e humbura, por dihet se në ndeshjet e para, skuadrat nuk janë aty ku duhet. Mund ta kishim mbyllur ndeshjen që pjesën e parë, kur na u mohua edhe një penallti, ndërsa në pjesën e dytë ishin në vështirësi, nuk ishim në ekuilibër. Edhe në pjesën e dytë kishim rastet tona për të fituar, pra ishte një ndeshje ku duhej të merrnim 3 pikët. Megjithatë duhet të theksoj se në Superiore të gjitha ndeshjet janë të vështira, prandaj them që çdo ndeshje është e fortë dhe e rëndësishme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çfarë do të ndryshoni në lojë ndaj Tiranës?
Ne ashtu siç do luajmë ndaj Tiranës, luajmë edhe ndaj të tjerëve, megjithatë të shikojmë, pasi fusha vendos gjithçka. Ne kemi një organikë me lojtarë cilësorë dhe e rëndësishme është që nesër të luajmë mirë, të jemi të përqendruar te ndeshja dhe të marrim rezultat pozitiv. Duhet të futemi në fushë, ashtu si në tri ndeshjet e tjera ndaj Tiranës dhe shpresoj të përsërisim një tjetër rezultat pozitiv.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment