Kuriozitete

Martesa më e shkurtër në Histori! Çifti divorcohet brenda 3 minutash, arsyeja do ju habis

Një çift në Kuvajt është divorcuar vetëm tre minuta pas martesës, për shkak se burri e ka quajtur "budallaqe" nusen para dasmorëve. Nuk është një film, po po është e vertetë.
Featured image of article: Martesa më e shkurtër në Histori! Çifti divorcohet brenda 3 minutash, arsyeja do ju habis Foto Ilustruese

KUVAJT- Edhe pse mund të duket e pabesueshme ka ndodhur. Një çift në Kuvajt u divorcua vetëm tre minuta pasi u martuan, kjo sepse burri i saj i ri e quajti atë “budallaqe” para të ftuarve.

Mësohet se gruaja u mërzit aq shumë saqë i ka dhënë fund ditës më të bukur të jetës së saj brenda pak minutave. Ajo i kërkoi gjykatësit ta prishë menjëherë martesën dhe t’i shkurorëzojë ata.

Sipas mediave vendase, raportohet se gjykatësi pranoi kërkesat e nuses dhe i dha divorcin në të njëjtën gjykatë. Mediat raportojnë se martesa treminutëshe e çiftit, është cilësuar edhe si më e shkurtra në histori dhe kjo ka ndodhur vetëm për një fjalë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por martesa e çiftit ka marrë vëmendjen e gjithë botës ku shumë komentues në rrjetet sociale e kanë uruar nusen për trimërinë e saj dhe për respektin ndaj vetes.

Burimi:shortlist

(A.K.dosja.al)

Shto Koment