Aktualitet

Nuk justifikoi dot duplex-in tek “Komuna e Parisit”/ KPK shkarkon nga detyra Marsela Balilin, gjyqtaren e GJKKO-së

KPK shkarkon nga detyra Marsela Balilin, gjyqtaren e GJKKO-së pasi u konstatuan probleme në pasurinë e saj.
Featured image of article: Nuk justifikoi dot duplex-in tek “Komuna e Parisit”/ KPK shkarkon nga detyra Marsela Balilin, gjyqtaren e GJKKO-së Marsela Balili

Tiranë- Komisioni i Pavarur i Kulifikimit ka shkarkuar nga detyra Marsela Balilin, gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit edhe Krimit të Organizuar pasi kishte probleme me pasurinë.

Problemet me pasurinë

Në raportin e ILDKPKI -së theksohej se  deklarimet e saj të pasurisë ishin të pasakta dhe në mungesë të burimeve të ligjshme. Një nga problemet në pasurinë e saj ishte blera e një apartamenti me vlerë 125 mijë euro.  “Për një apartament duplex me sipërfaqe 196 m2 të blerë në vitin 2012 në Komunën e Parisit në Tiranë për vlerën 125 mijë euro, Komisioni identifikoi mospërputhje të deklarimeve me dokumentacionin e administruar, mungesë burimesh të ligjshme dhe përfitimin me një vlerë më të ulët nga ai i tregut.”, thuhet në raport.

Komisioni identifikoi gjithashtu mospërputhje deklarimi dhe mungesë burimesh edhe për blerjen e një autoveture tip “Ford Fiesta” në vitin 2012 në vlerën 4 mijë euro. Çiftja tha se Balili ka deklaruar si burim edhe një pjesë të huasë 40 mijë euro të marrë nga bashkëshoti në vitin 2011. Por, sipas KPK, huadhënësi nuk ka pasur burime të ligjshme për të siguruar vlerën 40 mijë euro. Po kështu i identifikuar edhe  mospërputhje e deklarimeve për çmimin dhe mosdeklarimi në vitin 2012 i një motoçiklete për përdorim vetjak në emër të bashkëshortit, blerë për 140 mijë lekë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kush është Marsela Balili? 

Marsela Balili e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 si gjyqtare në Gjykatën e Vlorës. Në vitin 2004, ajo është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, detyrë të cilën e kreu deri në vitin 2009. Me vendim të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Balilit iu hoq imuniteti dhe u pezullua nga detyra në vitin 2009, pasi Prokuroria nisi një procedim penal ndaj saj dhe bashkëshortit prokuror, Aleksandër Plepi për veprën penale të korrupsionit. Në fund të procesit, Balili u shpall e pafajshme ndërsa bashkëshorti i saj u dënua me 1 vit burg. Marsela Balili u rikthye në sistemin e drejtësisë me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 2017 si gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Pas shkrirjes së kësaj gjykate, ajo u caktua përkohësisht anëtare e Gjykatës së Posaçme deri në marrjen e një vendimi nga institucionet e vetingut. Pas rivlerësimit në tre shtylla, Balili nuk ka mundur të kalojë procesin e vettingut, pasi nuk ka rezultuar e pastër.

J.V/Dosja.al

Shto Koment