Bota

Marshimi i Brexit/ Miliona protestues kërkojnë referendum të dytë kundër Boris Johnson

Demonstruesit marshuan nga ‘Park Lane’ në Sheshin e Parlamentit, pasi deputetët morën pjesë në një seancë plemare ditën e djeshme.
Featured image of article: Marshimi i Brexit/ Miliona protestues kërkojnë referendum të dytë kundër Boris Johnson Protestuesit britanik në rrugët e Londrës

LONDËR- Rreth një milionë protestues kanë marshuar nëpër rrugët e Londrës për të kërkuar një referendum të dytë për Brexit, shkruajnë mediat e huaja.

Demonstrata që kërkon një vendim final mbi krizën në të cilën është e përfshirë Britania,  besohet të jetë një nga marshimet më të mëdha në historinë britanike.

“#PeunitiesVoteMarch” është bërë një nga protestat më të mëdha publike në historinë britanike,” u shpreh një zëdhënës në Mbretërinë e Bashkuar.

Demonstruesit marshuan nga ‘Park Lane’ në Sheshin e Parlamentit, pasi deputetët morën pjesë në një seancë plemare ditën e djeshme.

Qindra flamuj, pankarta dhe thirrje  u panë  ditën e djeshme në rrugët e Londrës për një votim të ri  publik në mënyrë që të qëndrojnë akoma në BE.

“Jam krenar që qëndroj me qindra mijëra njerëz duke kërkuar që ata, jo deputetë të pasur, të privilegjuar dhe pa ekstrem të Tory, të kenë fjalën e fundit për një marrëveshje edhe më e keqe se ajo e Theresa May,”  tha  McDonnell përpara protestuesve.

 “Politika jonë është e qartë: Lini njerëzit të vendosin.”-shtoi ai.

Ky është marshimi i katërt më i madh i votave të sovranit që nga referendumi i vitit 2016 dhe mbështetet nga fushata e “The Independent’s Final Say.”

Burimi: Independent

A.C/Dosja.al

Shto Koment