Aktualitet

Marrja e ‘Kopshtit Botanik’ nga Bashkia/ Studentët dhe pedagogët në protestë, Mimoza Hafizi: Grabitje e pastër

Studentët dhe pedagogët në protestë para Gjykatës Administrative në Tiranë.
Featured image of article: Marrja e ‘Kopshtit Botanik’ nga Bashkia/ Studentët dhe pedagogët në protestë, Mimoza Hafizi: Grabitje e pastër Protesta e studentëve dhe pedagogëve.

Tiranë- Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe pedagogë janë ngritur ditën e sotme në protestë para Gjykatës Administrative të Apelit për “Kopshtin Botanik”. “Shqipëri Europiane pa Kopsht Botanik”, është  një nga pankartat e studentëve.

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Spiro Drushku, ka theksuar sot vendosmërinë e pedagogëve dhe studentëve për ta kundërshtuar në mënyrë ligjore, vendimin e qeverisë. Deklarata e Drushkut u bë ndërsa Gjykata Administrative e Apelit duhet të jepte vendimin nëse do ta shqyrtojë këtë çështje apo t’ia kalojë atë Gjykatës së shkallës së parë.

Ndërsa pedagogët  e tjerë shprehen se në rast se Kopshti Botanik i jepet Bashkisë së Tiranës, dhe më pas biznesmenëve për të ndërtuar, studentëve do t’u hiqej një nga laboratorët më të rëndësishëm që ata kanë.

Mimoza Hafizi një nga pedagoget është shprehur: “Jemi bashkë dhe protestojmë ndaj kësaj grabitje të universitetit publik. Kjo është një grabitje e pastër. Profesor Petriti është një nga kontributorët kryesor për krijimin e këtij aseti. Është një zhbërje e një kontributi të gjatë dhe një grabitje e pastër”. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të pranishme janë edhe forcat e Policisë por protesta është paqësore deri më tani.

Disa javë më parë qeveria me anë të një vendimi kaloi pronësinë e Kopshit Botanik nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës tek Bashkia Tiranë. Pas këtij vendimi erdhi një deklaratë nga dekani i këtij fakulteti i cili tha se ishte një vendim i paligjshëm. Kërkesa për ndryshimin e pronësisë të kësaj hapësire u bë nga Veliaj gjatë fushatës elektorale, duke i premtuar Ramës se nëse ndodhte kjo ai do të përfundonte projektin e Kopshit Zoologjik. Nuk ka munguar  edhe protestat nga ana e pedagogëve dhe studentëve.

J.V/Dosja.al

Shto Koment