Aktualitet

Marrin fund ditët me shi/ Vjen i nxehti afrikan në Shqipëri, ja si do të jetë moti këtë javë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme ka publikuar hartën e motit, ku sipas saj temperaturat në zonat fushore do të jenë përvëluese ndërsa në zonat malore nuk përjashtohen rebeshet.
Featured image of article: Marrin fund ditët me shi/ Vjen i nxehti afrikan në Shqipëri, ja si do të jetë moti këtë javë Foto ilustruese

SHQIPËRI- Fundi i këtij muaji do të ketë ndryshime përsa i përket motit pasi ditët me shi do të marrin fund dhe java që vjen do të risjellë të nxehtin afrikan, karakteristik për stinën e verës në Shqipëri. 

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme ka publikuar hartën e motit, ku sipas saj temperaturat në zonat fushore do të jenë përvëluese ndërsa në zonat malore nuk përjashtohen rebeshet.

Njoftimi:

Ja ku u afruam në fund të këtij muaji me shumë ndryshime ditë pas dite.

Për të gjithë ju që do të nisni pushimet këtë javë pranë detit, ju presin orë të gjata plot diell, ndërsa ju që preferoni shëtitje në mal në formë të izoluar gjatë orëve më të nxehta do të shfaqet shiu si në tabelë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mesdheu do të përfshihet nga një valë të nxehti Afrikan që do të sjellë me vete temperatura të larta dhe zagushi. Era do të mbizotërojë veriperëndim dhe jugperëndim e lehtë e mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë.

Ju urojmë një javë të mbarë dhe kujdes nga rrezet e forta të diellit!

Harta e Motit

(A.K.Dosja.al)

 

Shto Koment