Aktualitet

Marrin fund ditët e nxehta/ Reshje shiu, stuhi, shtrëngata dhe breshër, ja zonat ku moti do të jetë i keq në fundjavë

Sinoptikanët thonë se moti do të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë vranësirat në zonat malore-kodrinore dhe do të shoqërohet me reshje shiu, të cilat do të jenë të herë pas herëshme.
Featured image of article: Marrin fund ditët e nxehta/ Reshje shiu, stuhi, shtrëngata dhe breshër, ja zonat ku moti do të jetë i keq në fundjavë Foto ilustruese

TIRANË- Ditët e nxehta do të marrin fund këtë fundjavë. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se ditën e nesërme në vendin tonë moti do të jetë i paqëndrushëm.

Sinoptikanët thonë se moti do të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë vranësirat në zonat malore-kodrinore dhe do të shoqërohet me reshje shiu, të cilat do të jenë të herë pas herëshme.

Harta e motit

Moti pritet të nisë me kthjellime por gradualisht do të shtohen vranësirat që do të variojnë mesatare deri të dendura, por duke përjashtuar vijën bregdetare dhe një pjesë të ultësirës perëndimore ku reshjet do të jenë lokale, afatshkurtra dhe në formë pikash.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në zonat kodrinore – malore do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e stuhive dhe shtrëngatave por nuk përjashtohen edhe rrebeshet e shkurta me breshër.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment