Politike

Marrëveshje të fshehtë me Bashën? Rama sqarohet sërish: Nuk ka ndodhur kurrë, ndihem i keqardhur që politika ka rënë në nivele të tilla

VIDEO
Rama është pyetur për këtë marrëveshje të fshehtë dhe tha se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.
Featured image of article: Marrëveshje të fshehtë me Bashën? Rama sqarohet sërish: Nuk ka ndodhur kurrë, ndihem i keqardhur që politika ka rënë në nivele të tilla Edi Rama, kryeministër

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i është përgjigjur sërish Lulzim Bashës, i cili zbuloi një marrëveshje të fshehtë që i ishte propozuar pak muaj më parë. Në një intervistë në Top Channel, Rama është pyetur për këtë marrëveshje të fshehtë dhe tha se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.

Kreu i Qeverisë u shpreh se ai nuk e shikon politikën në këtë formë dhe i ka bërë thirrje Bashës që të jetë në krah të popullit dhe jo kundër tij.

“Ndihem shumë i keqardhur që politika bie në nivele të tilla. Epara se nuk e shoh kështu politkën, e dyta unë nuk e kam bërë krurë një gjë të tillë dhe e treta besoj se populli është me i zgjuar se unë dhe i duhet lënë popullit të zgjedh kryeministrin e radhës. Unë ndihme i keqardhur dhe i bëj thirrje Bashës që të jetë në krah të popullit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për listat, ku ishin të mbyllura thoshte se sjellin kriminelë në Kuvend dhe tani që hapen thonë sërish se sjellin kriminel në Kuvend”, u shpreh Rama.

Më herët në një konferencë për mediat kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se Edi Rama për tre muaj rresht mars-prill-maj i kishte dërguar ndërmjetës për një marrëveshje që ai e quan pazar të pistë. Basha tha se Rama i kishte thënë se pakti do të ishte “ti Kryeministër e unë President”.  

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment