Politike

Marrëveshje për të vrarë reformën në Drejtësi? Meta: Ambasadorja se kishte për mua, jemi takuar shpesh

VIDEO
Presidenti Ilir Meta tha se me ambasadoren Yuri Kim është takuar shpesh, edhe jashtë vëmendjes së mediave. 
Featured image of article: Marrëveshje për të vrarë reformën në Drejtësi? Meta: Ambasadorja se kishte për mua, jemi takuar shpesh Presidenti Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka mohuar kategorikisht përfshirjen e tij në mesazhin e prerë që ambasadorja amerikane Yuri Kim bëri sot, kur tha se liderët politikë duhet të mos e kthejnë në pazar Reformën Zgjedhore dhe atë në Drejtësi. Meta tha se me Yuri Kim është takuar shpesh, edhe jashtë vëmendjes së mediave.

“Detyra ime s’janë qëndrimet e ambasadorëve, por të jeni të bindur që vetëm për Ilir Metën nuk e kishte. Ta dini që e kam takuar shumë herë ambasadoren, më shumë se këdo, por s’kam njoftuar juve apo të porosis titra. Detyrat e mia i kam përmbushur me korrektësi. Këtë platformë që prezantoj ia kam çuar edhe ambasaodres me kërkesë të saj natyrisht.”,-tha Meta. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një komunikim me gazetarët, ku i informoi ata për platformën me 14 pika që i ka dorëzuar palëve për të plotësuar angazhimet me Bashkimin Evropian, si dhe për të rikthyer opozitën në sistem. Meta tha se çdo të premte, do të ketë një konferencë me mediat. Ai sqaroi se ambasada amerikane nuk ka asnjë shigjetim ndaj tij, pasi e ka takuar dhe informuar ambasadoren Yuri Kim, hap pas hapi për veprimet e tij, po ashtu edhe platformën. Gjithashtu, Meta mohoi një parti të re, por nuk përjashtoi mbështetjen e një lëvizjeje të re politike.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment