Politike

Marrëveshje me Greqinë, Rama tregon dy opsionet: Ose t’i besojmë një pale të tretë, ose…

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria dhe Greqia mund të kërkojnë arbitrazh të huaj për zgjidhjen e "konfliktit".
Featured image of article: Marrëveshje me Greqinë, Rama tregon dy opsionet: Ose t’i besojmë një pale të tretë, ose… Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama duke folur për mundësinë e një marrëveshjeje me Greqinë, ka dhënë edhe dy mundësitë sesi mund të ndodhë.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama tha se Shqipëria dhe Greqia mund të kërkojnë arbitrazh të huaj për zgjidhjen e “konfliktit”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ka dy rrugë: Ose t’i besojmë një pale të tretë që është përdorur si praktikë dhe nga vende të tjera. Që dy shtetet i drejtohen një shteti mik, ku kërkojnë një arbitrazh jo formal. Ose shkojmë në një arbitrazh dhe paraqesim të dyja vendet tona. Sepse klubet e peshkatarëve në të dyja vendet do të peshkojnë milet që do të akuzojnë për tradhti. Ne e kemi më të fortë klubin e peshkatarëve”, tha Rama duke iu referuar opozitës në përcaktimin e fundit.

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “Marrëveshje me Greqinë, Rama tregon dy opsionet: Ose t’i besojmë një pale të tretë, ose…

  1. Po këtë Berisha e ka kërkuar që kur gjykata kushtetuse hodhi poshtë marëveshjen e parë.Kjo qeveri nuk shkoi as njëherë në arbitrazh dhe sepse qeveria e kishte këtë dhe kësaj qeverie.Tani ky t…. do arbitrazh ku Greqia do 12 milje.Duket qartë tradhëtia.

Shto Koment