Politike

Marrëveshje me Bashën? Spiropali i përgjigjet Gjonit dhe Hajdarit: S’ka dakordësi me ‘bishtat’

Spiropali tha se nuk ka marrëveshje me “bishtat”, dhe i ktheu përgjigje Bashës për akuzat e tij, se ajo është e përfshirë bashkë me Gjylametin tek përgjimet e Dosjes 184. Spiropali tha se nuk ka lidhje me krimin, dhe se e gjitha është retorikë boshe.

TIRANE– Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali iu ka kthyer përgjigje sot, dy deputetëve të opozitës së Re, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni, për pyetjen e tyre nëse ka një marrëveshje Rama-Basha.

Spiropali tha se nuk ka marrëveshje me “bishtat”, dhe i ktheu përgjigje Bashës për akuzat e tij, se ajo është e përfshirë bashkë me Gjylametin tek përgjimet e Dosjes 184. Spiropali tha se nuk ka lidhje me krimin, dhe se e gjitha është retorikë boshe.

“Të jeni të sigurt ju dhe aleatët tuaj që nuk kemi ndërmend që të bëjmë asnjë marrëveshje me Bashën, Kryemadhin dhe bishta të tjerë që i kanë dalë përpara Shqipërisë dhe duan ta rrëzojnë. Dje Basha më përmendi emrin mua, Gjylametin dhe pastaj shtoi retorikë po të pa mend edhe gratë e tjera se nuk di edhe të flasë, na vendosi edhe dosje në krah. Ky është kloun që gajas dyjanë. Tani do të merret edhe me gratë të gjitha me radhë. I them se ne kemi po aq lidhje me krimin sa ka ai me të qenit lider” tha ajo.

Ditën e sotme është zhvilluar seanca plenare në Kuvend, ku në rend të ditës ka qenë interpelanca e kërkuar nga deputeti Lefter Maliqi me ministren Etilda Gjonaj, si edhe dekreti i Metës për Vettingun në Polici, dekret ky që u rrëzua nga mazhoranca socialiste.

Në seancë u betuan edhe 12 deputetët e rinj të opozitës, si dhe nuk mungoi debati nga deputetët Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni që akuzuan dyshen Rama-Basha se kanë bërë marrëveshje në kurriz të shqiptarëve. Pretendimi i tyre, u mohua nga Balla dhe Spiropali.

(F.g./dosja.al)

Shto Koment