Aktualitet

Marrëveshja/ Të njëjtat rregulla, konvertimi i patentes shqiptare në italiane do të vlejë për 5 vite

Ashtu si edhe dy të mëparshmet, edhe marrëveshja që pritet të hyjë në fuqi, do të jetë e vlefshme për 5 vjet. Për të shkruar, dakortësuar e miratuar të njëjtin tekst u desh mbi një vit kohë.
Featured image of article: Marrëveshja/ Të njëjtat rregulla, konvertimi i patentes shqiptare në italiane do të vlejë për 5 vite Foto Ilustruese

TIRANË –Konvertimi i patentave shqiptare në italiane dhe anasjelltas, nuk është bërë akoma i ditur kur do të vihet në praktikë, por sipas tekstit të marrëveshjes, kushtet dhe rregullat do të jenë të njëjta siç kanë qenë në marrëveshjen e du viteve më parë.

Sapo marrëveshja të hyjë në fuqi, do të mund të konvertohen patentat shqiptare – të marra para se shtetasi shqiptar të vendosë rezidencën në Itali nëse nuk ka më shumë se 4 vjet nga vendosja e rezidencës. Ashtu si edhe dy të mëparshmet, edhe marrëveshja që pritet të hyjë në fuqi, do të jetë e vlefshme për 5 vjet. Për të shkruar, dakortësuar e miratuar të njëjtin tekst u desh mbi një vit kohë.

Nga teksti i marrëveshjes i botuar në Fletoren Zyrtare shqiptare, akoma muk është saktësuar datae e ardhjes në fuqi pasi në nenin 13 thotë “Kjo marrëveshje, me shtojcat teknike përkatëse, do të hyjë në fuqi 60 ditë pas datës së marrjes së njoftimit të dytë nga dy njoftimet më të cilat palët do të kenë komunikuar përmbushjen e procedurave të parashikuara nga legjislacionet përkatëse për hyrjen në fuqi të saj”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa për atë çfarë quhet në fletoren zyrtare ‘njoftim i dytë’ nuk ka akoma asnjë lajm konkret. Përgjigjja e fundit nga Ministria italiane e Transporteve është: “pjesën tonë teknike e kemi përcjellë, jemi në pritje të njoftimeve nga ministria e Jashtme italiane që komunikon me autoritetet shqiptare”.

(E.K/dosja.al)

Shto Koment