Politike

Marrëveshja ‘sekrete’ për Refomën në Drejtësi? Soreca ‘shuan’ debatin: S’është koha për të rihapur diskutime, duhet rritur efikasiteti i saj

Ambasadori Luigi Soreca shkruan se zbatimi i Reformës në Drejtësi duhet të vijojë dhe se nuk është koha që të hidhen dyshime lidhur mbi bazat e tij por duhet fokus për rritjen e efikasitetit të saj.
Featured image of article: Marrëveshja ‘sekrete’ për Refomën në Drejtësi? Soreca ‘shuan’ debatin: S’është koha për të rihapur diskutime, duhet rritur efikasiteti i saj Luigi Soreca

TIRANË– Pas paralajmërimit të ambasadores amerikane Yuri Kim për ndërhyrje në Reformën në Drejtësi, një reagim ka ardhur edhe nga kolegu i saj, përfaqësuesi i BE-së, Luigi Soreca. 

Soreca shkruan se zbatimi i Reformës në Drejtësi duhet të vijojë dhe se nuk është koha që të hidhen dyshime lidhur mbi bazat e tij por duhet fokus për rritjen e efikasitetit të saj.

“Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe duhet të ruhet. Kjo nuk është koha për të rihapur diskutimin mbi bazat e tij, por për të rritur efikasitetin e tij dhe forcimin e burimeve që disponon. Për të dhënë drejtësinë e pavarur që qytetarët shqiptarë meritojnë dhe për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj në Bashkimin Europian,”-shkruan Soreca. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i plotë

Pasditen e sotme, ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, është shprehur se ka dëgjuar zëra për një marrëveshje të fshehtë për të ngadalësuar Reformën në Drejtësi. Ajo paralajmëroi pa përmendur emra se shpresonte që diçka e tillë të mos ishte e vërtetë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment