Aktualitet

Marrëveshja për vaksinat kineze, Tomini: Mbrëmjen e sotme mësojmë sa doza do vijnë

VIDEO
Nga mbledhja e Komitetit Teknik ku u komunikua dhe vazhdimi i mbylljes së vendit në orën 20:00 edhe për dy javë të tjera, Tomini tha se në mbrëmje do të jepen detaje mbi dozat dhe mbi personat që do të vaksinohen.
Featured image of article: Marrëveshja për vaksinat kineze, Tomini: Mbrëmjen e sotme mësojmë sa doza do vijnë Eugena Tomini

TIRANË– Eugena Tomini, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP nuk ka dhënë detaje në lidhje me vaksinën kineze që pritet të marrë Shqipëria. E pyeutr se sa doza mund të vijnë në vendin tonë nga vaksina Coronavac, Tomini tha se çdo detaje pritet të zbardhet mbrëmjen e sotme.


Nga mbledhja e Komitetit Teknik ku u komunikua dhe vazhdimi i mbylljes së vendit në orën 20:00 edhe për dy javë të tjera, Tomini tha se në mbrëmje do të jepen detaje mbi dozat dhe mbi personat që do të vaksinohen.

Për momentin jemi në përfundim të marrëveshjes, mbrëmjen e sotme do të përcaktohet dhe numri i dozave që oritet të vijnë apo detaje të tjera,”- tha Tomini ndër të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJM KRYESOR: Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat, Shqipëria mbyllet në orën 20:00 edhe për dy javë të tjera, apel për fushatat zgjedhore: S’lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave

(f.m/dosja.al)

Shto Koment