Rajoni

Marrëveshja për roaming falas, nga sot vendet e Ballkanit Perëndimor paguajnë 25% më pak

Vendet Ballkanit Perëndimor do ta paguajnë shumë herë më pak tarifën e roaming brenda rajonit. Sot çmimi është reduktuar me 25%
Featured image of article: Marrëveshja për roaming falas, nga sot vendet e Ballkanit Perëndimor paguajnë 25% më pak Foto ilustruese

TIRANË– Nga dita e sotme vendet e Ballkanit Perëndimor do ta paguajnë shumë herë më pak tarifën e roaming brenda rajonit.

Ky është hapi i parë i implementimit të projektit për tarifa zero roaming që pritet të arrihet më 1 Janar 2020.

Fillimisht çmimet do të ulen me 25% duke filluar nga 1 korriku, dhe më pas pritet që çmimet roaming në rajon të bëhen të njëjta me çmimet në trafikun vendas.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrëveshja është nënshkruar ndërmjet 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë.

Përjashtim për roaming 0 bën Shqipëria, tarifa e të cilës do të ulet deri në 85% pasi vendi ynë nuk ishte pjesë e marrëveshjeve të nënshkruara në 2014 nga fqinjët.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment