Politike

Marrëveshja për reformën zgjedhore, Paloka: Nuk kemi hequr dorë nga qeveria tranzitore

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, është shprehur se kjo forcë politike nuk ka hequr dorë nga qeveria tranzitore para zgjedhjeve, pavarësisht dakordësive të arritura në reformën zgjedhore.
Featured image of article: Marrëveshja për reformën zgjedhore, Paloka: Nuk kemi hequr dorë nga qeveria tranzitore Edi Paloka

TIRANË-Nënkryetari Edi Palola ka komentuar dakordësitë e arritura në Këshillin Politik. I ftuar në emisionin “Open”, Paloka është shprehur, se PD nuk ka hequr dorë nga qeveria tranzitore.

Sipas tij të gjitha ndryshimet që janë bërë në kodin zgjedhor nuk janë zgjidhje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ajo pjesë që është firmosur është pjesë për administrimin e zgjedhjeve. Nuk kemi hequr dorë nga qeveria tranzitore. Nuk jemi vetëm ne në lojë. Ai zotëria është edne maxhoranxë në parlament.  Nuk e kemi hequr kërkesën. Të gjitha këti ndryshime që janë bërë në kodin zgjedhor nuk janë zgjidhja“, tha Paloka.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment