Politike

Marrëveshja për detin me Greqinë/ Rama: Erdogan nuk është anti-grek, ka ndërhyrë në këtë çështje

VIDEO
Rama ka deklaruar se presidenti turk Rexhep Taip Erdogan nuk ka ndërhyrë në çështjen e detit. Ai ka theksuar se Erdogan nuk është "anti" grek, duke shtuar se kur e çoi marrëveshjen për detin në Kushtetuese, nuk e njihte, e kurrsesi nuk kishte si të ndikonte.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, i ftuar në Athinë, në takimin e organizuar nga “The Economist” me titull “Ballkani Perëndimor përtej 2020”, duke folur për çështjen e detit me Greqinë, deklaroi se gjithçka duhet zgjidhur me palë të tretë ose gjykata ndërkombëtare.

Gjatë fjalës së tij kryeministri theksoi se asnjëherë presidenti turk Rexhep Taip Erdogan nuk i ka thënë e ka ndërhyrë në çështjen e detit. Ai shtoi më tej se Erdogan nuk është anti-grek, duke shtuar se kur e çoi marrëveshjen për detin në Kushtetuese, nuk e njihte, e kurrsesi nuk kishte si të ndikonte.

“Në 2009 asnjëherë nuk e kisha takuar dhe folur prej presidentit Erdogan, nuk kishim asnjë raport dhe vendosëm që marrëveshjen ta çonin më Gjykatë për një arsye shumë të thjeshtë, kishte një debat në opinionin publik, Kjo është një marrëveshje që është parandaluar nga ndërhyrja e Turqisë. Kjo është e pavërtetë dhe mund ta hedh, asnjëherë në asnjë takim me presidentit Erdogan nuk kam dëgjuar prej tij që kjo marrëveshje ka ndonjë interes për Turqinq. Kjo është e vërteta.  I jam shumë mirënjohës Mitsotakis dhe Denia sepse kanë pasur një qëndrim shumë kontruktiv dhe e kanë shfaqur vullnetin pa u dashur që të kthehemi pas sikur nuk ka ndodhur asgjë, por duke vlerësuar situatën aktuale dhe duke pasur një mendje të qartë. COVID në spitale ne kemi shqiptar dhe njerëz nga pakicat greke po përballen me të njëjtin rrezik na duhet që t’i shohim popujt tanë në vendin e gjithsecilit si një thesar dhe duhet ta ruajmë këtë potencial të jashtëzakonshëm”, tha kryeministri Edi Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo deklaratë e Ramës erdhi pasi, më herët ish-ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojani, tha se marrëveshja e arritur në vitin 2009 u prish pas ndërhyrjes së Turqisë dhe përkatësisht presidentit Erdogan, që në atë kohë ishte kryeministër.

“E dimë që Turqia ka qenë shumë kundër kësaj marrëveshjeje. Për çështjen e detit me Shqipërisë nuk ndihmon ndërhyrja e palëve të treta. U mërzita kur në 2009 u rrëzua marrëveshja nga Gjykata Kushtetuese. Nga 2009 ende s’kemi arritur një marrëveshje”, tha ajo. Por, kjo deklaratë u kundërshua nga Rama.

Pas një vizite 1-ditore në Turqi, ku takoi presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan, kryeministri Edi Rama shkoi dje në Greqi, ku ka zhvilluar një vizitë dy ditore. Mbrëmë, ai darkoi me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, ku në një restorant buzë detit dhe ujërave të kaltër jonian, dy palët ranë dakord, se një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve ka nisur. Heqja e ligjit të luftës, ndarja e kufijve detarë dhe zgjerimi me 12 milje i Greqisë në Jon, dhe çështjet e tjera të të kaluarës, janë në “sitën” e çështjeve që duhet të marrin zgjidhje mes palëve. Ndërsa sot, në konferencën e The Economist, Rama foli për Ballkanin dhe për BE, e po ashtu edhe për ndikimin e Erdogan në Shqipëri. Referuar akuzave të Dora Bakojanis, se ka qenë Erdogan ai që solli rrëzimin e Marrëveshjes së 2009 në Kushtetuese, Rama tha se nuk e njihte asokohe presidentin, dhe se ai nuk ka patur rol në zhvillimet e asaj kohe për Detin.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment