Rajoni

Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë/ Hoti: Franca dhe Holanda po pengojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryeministri i Kosovës është shprehur se pavarësisht se Komisioni Europian ka vite që e mbështet liberalizimin e vizave dhe se janë vetëm vende si Franca apo Holanda që po pengojnë këtë proces.
Featured image of article: Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë/ Hoti: Franca dhe Holanda po pengojnë liberalizimin e vizave për Kosovën Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka dhënë detaje rreth takimeve të tij në Parlamentin Europian, gjithashtu ka folur edhe për marrëveshjen e Uashingtonit me Serbinë dhe investimet amerikane në Kosovë.

Kryeministri Hoti ka përmendur takimet me kryetarin e Parlamentit Europian dhe me Komitetin e Punëve të Jashtme Parlamentare të vendeve të ndryshme që kryesisht janë të interesuar për takimin Kosovë-Serbi. 

Kryeministri i Kosovës është shprehur se pavarësisht se Komisioni Europian ka vite që e mbështet liberalizimin e vizave dhe se janë vetëm vende si Franca apo Holanda që po pengojnë këtë proces.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej ai tha se punohet me dy vendet në nivel ministror që të binden se kushtet e imigrimit të paligjshëm dhe krimit të organizuar janë përmbushur dhe po mbeten të tilla.

 A.C/Dosja.al 

Shto Koment