Rajoni

Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë/ Grenell: Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë nuk u dikutua në takim, ajo temë do të hapet në Bruksel

Sipas tij kjo temë do të hapet ditën e hënë në takimin mes dy vendeve në Bruksel. Grenell ka thënë se temën e njohjes reciproke mes vendeve ua ka lënë në dorë europianëve.
Featured image of article: Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë/ Grenell: Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë nuk u dikutua në takim, ajo temë do të hapet në Bruksel Richard Grenell

SHBA- Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ditën e djeshme në një deklaratë që ka dhënë për mediat ka thënë se në Shtëpinë  e Bardhë nuk është diskutuar njohja reciproke mes Avdullah Hotit dhe Aleksander Vuçiç. Sipas tij kjo temë do të hapet ditën e hënë në takimin mes dy vendeve në Bruksel. Grenell ka thënë se temën e njohjes reciproke mes vendeve ua ka lënë në dorë europianëve.

“Palët do të takohen të hënën në Bruksel dhe është një aspekt tjetër që do të diskutohet dhe më lër që të lidhem me pyetjen tëndë për këtë “pikën 10” një nga arsyet që ne nuk kemi dashur të flasim për këtë temë këtu është sepse është në agjendën që do të diskutohet të hënën në Bruksel. Ne po provojmë që të bashkërenditemi me evropianët se çfarë mund të bëjmë ne dhe çfarë mund të bëjnë ata për të shtyrë këtë përpara. Të hënën ajo temë do të diskutohet në detaje në Bruksel, kështu që unë jam i sigurt që ne në njëfarë mënyrë duhet të lëmë dhe të punojmë me evropianët në këtë çështje”– është shprehur Grebell në deklaratën për mediat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas dy ditësh takime, u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje kanë pasuar edhe reagime të shumta. Hoti është shprehur se të hënën do të zhvillojë një takim me Vuçic, dhe se kjo nuk është përfundimtarja. Haradinaj dhe Mustafa përcollën urimet e tyre për këtë marrëveshje, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu marrëveshjen e kanë përshëndetur edhe presidenti I Shqipërisë Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulëzim Basha.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment