Rajoni

“Mirënjohje SHBA-së për mbështjetjen”, Thaçi: Me nënshkrimin e marrëveshjes ranë flluskat e gënjeshtrave për harta të ndarjes së territorit

Presidenti Thaçi tha se lidershipi i amerikanëve u ka sjellë qytetarëve të Kosovës vetëm të mira, ndërsa shtoi se me nënshkrimin e marrëveshjes, më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, është konfirmuar përkushtimi i SHBA-së për përkrahjen e Kosovës.
Featured image of article: “Mirënjohje SHBA-së për mbështjetjen”, Thaçi: Me nënshkrimin e marrëveshjes ranë flluskat e gënjeshtrave për harta të ndarjes së territorit Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

PRISHTINË- Ditën e sotme Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për mediat sa i takon nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në SHBA.

Thaçi ka shprehur mirënjohjen për Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, ku sipas Presidentit Amereika i ka qëndruar gjithnjë pranë Kosovës. Ndër të tjera presidenti u shpreh, se lidershipi i amerikanëve u ka sjellë qytetarëve të Kosovës vetëm të mira. Thaçi, tha se më nënshkrimin e marrëveshjes, më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, është konfirmuar përkushtimi i SHBA-së për përkrahjen e Kosovës.

Thaçi deklaroi se të gjitha flluskat e gënjeshtrave për shkëmbime territoresh ranë me nënshkrimin e marrëveshjes në SHBA, duke konfirmuar se nuk kishte thika pas shpine, ndërsa shton se Kosova po paguan shtrenjt vonesat pasi marrëveshja me Serbinë duhej nënshkruar 2-3 vite më parë dhe s’duhet të lejohet më që mentaliteti tribal të ndikojë në marrëveshjet që nënshkruhen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kjo nuk do të ndodhte pa angazhimin konkret të emisarit Grenell, dhe angazhimit të tij të pandalshëm. Kosova beson në vizionin e Uashingtonit. Besimi në SHBA, ka sjellë për qytetarët e vendit vetëm fitime.  Gjatë këtij procesi, të vështirë, hasëm në akuza e konspiracione. Me formalizimin e marrëveshjes, këto u treguan të rrejshme, të paqëndrueshme e paragjykuese. Ranë flluskat e gënjeshtrave për harta të ndarjes së territorit, kërkojini falje Kosovës. Ku shkuan gjithë ato gënjeshtra. SHBA duhet të ketë rol udhëheqës. Të gjithë e kemi kërkuar. Ndodhi. Kërkuam marrëveshje në Uashington. Ndodhi. S’duhet të lejojmë që mentaliteti tribal të ndikojë në vonesa që Kosova po i paguan shtrenjtë. Marrëveshja u vonua për 2-3 vite. Nuk mund të bëhet asnjë hap tutje pa unitet politik pozitë – opozitë. Sepse vendi është i të gjithëve. Vetëm kontributi i përbashkët i të gjithëve mund të rezultojë me sukses për vendin tonë, veçanërisht në procesin për implementimin e kësaj marrëveshjeje. Ne gjithë kemi kërkuar çdo herë që të ketë rol udhëheqës lidershipi i SHBA-së, kjo ka ndodhur. Nuk bën të lejojmë që mentaliteti tribal të ndikojë në vonesa që Kosova po i paguan shumë shtrenjtë.” ka thënë Thaçi.

A.C/Dosja.al

Shto Koment