Politike

Marrëveshja në SHBA, Meta: E përshëndes, Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta ka publikuar foton nga zyra e Trump ku dhe u firmos marrëveshja.
Featured image of article: Marrëveshja në SHBA, Meta: E përshëndes, Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve Presidenti, Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen e firmosur në SHBA. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta ka publikuar foton nga zyra e Trump ku dhe u firmos marrëveshja.

E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, të negociuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Trump!
Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë!”- shkruan Meta. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas dy ditësh takime, u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje kanë pasuar edhe reagime të shumta. Hoti është shprehur se të hënën do të zhvillojë një takim me Vuçic, dhe se kjo nuk është përfundimtarja. Haradinaj dhe Mustafa përcollën urimet e tyre për këtë marrëveshje, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri Edi Rama.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment