Politike

Marrëveshja në SHBA, Basha: E përshëndes, një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Basha shkruan se ky është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke i kontribuar kështu paqes, stabilitetit dhe integrimit Euro-Atlantik të rajonit.
Featured image of article: Marrëveshja në SHBA, Basha: E përshëndes, një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë Lulzim Basha, kreu i PD-së

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur marrëveshjen e firmosur në SHBA, mes Kosovës dhe Serbisë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Basha shkruan se ky është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke i kontribuar kështu paqes, stabilitetit dhe integrimit Euro-Atlantik të rajonit.

Personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike përshëndes marrëveshjen e arritur mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Një falenderim të veçantë për Presidentin Trump dhe SHBA, për vëmendjen dhe përkushtimin ndaj Kosovës dhe Ballkanit. Shpreh shpresën dhe besimin se kjo marrëveshje do të përbëjë një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke i kontribuar kështu paqes, stabilitetit dhe integrimit Euro-Atlantik të rajonit,”- shkruan Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas dy ditësh takime, u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje kanë pasuar edhe reagime të shumta. Hoti është shprehur se të hënën do të zhvillojë një takim me Vuçic, dhe se kjo nuk është përfundimtarja. Haradinaj dhe Mustafa përcollën urimet e tyre për këtë marrëveshje, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri Edi Rama.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment