Rajoni

Marrëveshja në Mynih, Osmani në ‘terr informativ’ për shkresat: S’komentoj dot po s’pashë dokumentin

Mediat kosovare shkruajnë se Osmani është shprehur se nuk mund të shprehet pa e parë përmbajtjen e letrave të nënshkruara dhe ka shtuar se për më shumë informacion duhet të kontaktohet ministria e Infrastrukturës, përfaqësues të së cilës ishin personat që firmosën.
Featured image of article: Marrëveshja në Mynih, Osmani në ‘terr informativ’ për shkresat: S’komentoj dot po s’pashë dokumentin Vjosa Osmani

KOSOVË– Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani është shprehur se nuk ka asnjë lloj informacioni në lidhje me marrëveshjet e nënshkruara në Berlin mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhat. Mediat kosovare shkruajnë se Osmani është shprehur se nuk mund të shprehet pa e parë përmbajtjen e letrave të nënshkruara dhe ka shtuar se për më shumë informacion duhet të kontaktohet ministria e Infrastrukturës, përfaqësues të së cilës ishin personat që firmosën.

“Nënshkrimi i marrëveshjes nga zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, është çështje që duhet t’i adresoheni Ministrisë së Infrastrukturës. Nuk i di detajet dhe si njoh kush janë zyrtarët marrëveshja e mbrëmshme. Marrëveshja nuk na është dërguar zyrtarisht, në momentin që ne si Kuvend e marrim zyrtarisht tekstin e marrëveshjes do të kemi mundësi ta komentojmë përmbajtjen e saj. është e vështire me komenti një tekst i cili nuk i është dërguar Kuvendit të Kosovës,”– shprehet Osmani.

Një ditë më parë, në Mynih u nënshkrua marrëveshja për hekurudhat dhe autostradat mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje është arritur me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell që njëherit është edhe i Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi. Kryeministri Albin Kurti është shprehur se nuk kishte autorizuar asgjë në lidhje me këtë marrëveshje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak javë më parë  u nënshkrua marrëveshja për linjën ajërore Prishtinë-Beograd, në ambasadën e SHBA-së në Berlinnga sekretari shtetëror në ministrinë serbe të Ekonomisë Milun Trivunaç, dhe Eset Berisha drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.  Të dy udhëheqësit më të lartë të shtetit të Kosovës,  Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në largim Ramush Haradanaj e mirëpritën nënshkrimin e marrëveshjes në Berlin. Fluturimet Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas në të ardhmën do të realizohen nga kompania gjermane Lufthansa.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment