Rajoni

Marrëveshja në Kosovë-Serbi/ Ivica Daçiç: Nuk ka asnjë dokument të nënshkruar me Kosovën

Nëpermjet një deklarate ai është shprehur se presidenti Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Hoti nuk kanë nënshkruar një marrëveshje të përbashkët, por kanë pasur tekste të ndara.
Featured image of article: Marrëveshja në Kosovë-Serbi/ Ivica Daçiç: Nuk ka asnjë dokument të nënshkruar me Kosovën Ivica Dačić

SERBI- Ministri i jashtëm i Serbisë,  Ivica Daçiç, ka reaguar në lidhje me zhvillimet më të fundit të takimit të Serbisë dhe të Kosovës në SHBA. Nëpermjet një deklarate ai është shprehur se presidenti Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Hoti nuk kanë nënshkruar një marrëveshje të përbashkët, por kanë pasur tekste të ndara.

Ndër të tjera ai ka theksuar se pritet vazhdimi i dialogut në Bruksel ku në këtë takim  nuk duhet të ketë kundërshtime dhe lidhje me atë që ka ndodhur ne Washington.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ajo që është e sigurt është se nuk ka marrëveshje të nënshkruar nga ana e Vuçiçit dhe kryeministrit të Kosovës Hoti, kanë qenë tekste të ndara ato që janë nënshkruar nga “pala jonë dhe pala e tyre”. Nuk ka asnjë dokument të nënshkruar me Kosovën. Së pari duhet pajtuar në prioritete, nën një ne kemi hedhur nga ajo marrëveshje pjesën që ka të bëjë me statusin dhe zgjidhjen politike, përkatësisht tentimin që të imponohet që Serbia të pranoj në njohje të ndërsjellë. Nën dy, me këtë dëshmohet se çështja e Kosovës nuk është zgjidhur, sepse nëse kjo çështje hedhet, do të thotë tek duhet të bisedohet. Krahasuar me të shkuarën, me gjasë kjo do qëndronte në ndonjë preambulë edhe nëse Serbia nuk do pajtohej, takimi nuk do mbahej. Do të thotë ky është një ndryshim rrënjësor i administratës amerikane“,  ka thënë Daçiç.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment