Politike

Marrëveshja në KP ishte hap inkurajues, Zingraf: Për Gjermaninë mbetet element i rëndësishëm ringritja e Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë

Zingraf shprehet se dakordësia e Këshillit Politik për elemente të reformës zgjedhore është një nxitje inkurajuese për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Featured image of article: Marrëveshja në KP ishte hap inkurajues, Zingraf: Për Gjermaninë mbetet element i rëndësishëm ringritja e Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë Peter Zingraf, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë

TIRANË- Ambasadori i Gjemranisë në Tiranë, Peter Zingraf, ka reaguar sot në lidhje me hapat e ndërmarrënga Shqipëria për rrugën drejt Bashkimit Evropian. Në një deklaratë, Zingraf shprehet se dakordësia e Këshillit Politik për elemente të reformës zgjedhore është një nxitje inkurajuese për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Më tej ai shprehet se  funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë vazhdojnë të mbeten elemente të rëndësishme në këndvështrimin gjerman dhe me rëndësi thelbësore para së gjithash për drejtësinë shqiptare, ndaj sipas tij duhen përmbushur përpara konferencës së parë të anëtarësimit.

Dakordësia e Këshillit Politik për elemente të reformës zgjedhore është një nxitje inkurajuese për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Gëzohem që aktorët politikë shqiptarë gjetën mundësinë e konsensusit. Zbatimi konstruktiv i masave të dakorduara do të jetë një gur tjetër i rëndësishëm kilometrazhi në rrugën e reformave në Shqipëri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vendit i nevojitet një frymë konstruktive dhe vetëdijësim lidhur me përgjegjësitë e marra edhe në funksion të përmbushjes së kushteve të mëtejshme të vendosura përpara etapave të radhës në kuadër të bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst kam parasysh në mënyrë të veçantë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë – këta vazhdojnë të mbeten elemente të rëndësishme në këndvështrimin gjerman, me rëndësi thelbësore para së gjithash për drejtësinë shqiptare dhe që duhen përmbushur përpara konferencës së parë të anëtarësimit”, shkruhet në deklaratë.

Palët politike të premten e kaluar arritën marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, që ishte një kusht për vijimin e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Maxhoranca dhe opozita ranë dakrod për identifikim biometrik 100%, që nuk do prekinin administratën zgjedhore, për kuotat gjitnore, financimin e partive dhe kohën kur do mbahen zgjedhjet. Marrëveshja erdhi pas një jave të ngjeshur me negociata, ku në lojë u përfshinë dhe ndërkombëtarët.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment