Rajoni

Marrëveshja me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë/ Veseli: Delegacioni i Kosovës rrëshqiti në bisedime teknike

Ai është shprehur se delegacioni i Kosovës për bisedime me Serbinë ka kaluar nga bisedimet shtetërore për finalizim të marrëveshjes, në bisedime për copëza të territoreve të cilat janë në menaxhimin e Republikës së Kosovës.
Featured image of article: Marrëveshja me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë/ Veseli: Delegacioni i Kosovës rrëshqiti në bisedime teknike Kadri Veseli

KOSOVË-Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reagur pas marrëveshjes së nënshkruar ditën e djeshme në SHBA. Ai është shprehur se delegacioni i Kosovës për bisedime me Serbinë ka kaluar nga bisedimet shtetërore për finalizim të marrëveshjes, në bisedime për copëza të territoreve të cilat janë në menaxhimin e Republikës së Kosovës.

Po ashtu ai ka shtuar se çdo bisedim duhet të ketë konceptin e një marrëveshjeje e cila është përfundimtare.

“Kosova nuk duhet të lejojë që të kthehet prapa. Çdo bisedim duhet të ketë konceptin e një marrëveshjeje e cila është finale, ku nuk cenohet sovraniteti, Kushtetuta dhe integriteti i Republikës së Kosovës. Është për keqardhje delegacioni i Kosovës në Uashington si ka kaluar nga bisedimet shtetërore me Serbinë, në bisedime teknike. Nga bisedimet mes shteteve për finalizim, përkatësisht ulëse në OKB, në bisedime për copëza territore të cilat janë në menaxhimin e Republikës së Kosovës, edhe si resurse kombëtare ekonomike”, ka deklaruar Veseli.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas dy ditësh takime, dje u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje kanë pasuar edhe reagime të shumta. Hoti është shprehur se të hënën do të zhvillojë një takim me Vuçiç, dhe se kjo nuk është përfundimtarja. Haradinaj dhe Mustafa përcollën urimet e tyre për këtë marrëveshje, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu për marrëveshjen kanë reaguar edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulëzim Basha.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment