Politike

Marrëveshja Kosovë- Serbi, Lubonja: Ja pse BE është kundër shkëmbimit të territoreve

Lubonja tha se Vuçiç tashmë që nuk ka pengesa në Serbi për marrëveshjen me Kosovës do të kërkojë të marrë diçka
Featured image of article: Marrëveshja Kosovë- Serbi, Lubonja: Ja pse BE është kundër shkëmbimit të territoreve Fatos Lubonja, analist

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sot negociatat mes Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen përfundimtare dhe tezën e shkëmbimit të tërritoreve. I ftuar në ‘Real Story’, Lubonja tha se Vuçiç tashmë që nuk ka pengesa në Serbi për marrëveshjen me Kosovës do të kërkojë të marrë diçka. Analisti u shpreh se shkëmbimi i territoreve bie ndesh parimeve europiane të BE, prandaj dhe nuk lejojnë që marrëveshja të finalizohet me korrigjim kufijsht.

Këtu ose ka një marrëveshje që ose ka shkëmbim territoresh. Sigurisht jemi në fushën e hipotezave. Të thuash që të marrësh Preshevën dhe të të njohë Serbia. Shoh disa probleme. Një marrëveshje që bëhet pa Europën, për dy vende që aspirojnë në BE, ndërkohë thonë Amerika Amerika. Kjo është problematike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tani unë po i referohem bisedës, pasi Vuçiç është diplomat goxha i rafinuar. Serbia nuk është Serbia e Millosheviçit sot, është faktor i fuqishëm në Ballkan. Peshon më shumë se Shqipëria, për shkak dhe të shqiptarëve që kanë keqmenaxhuar vendet e tyre, shtetin e së drejtës dhe ekonominë. Vuçiç është fuqizuar, Serbia është fuqizuar. Dhe nëse bëhet fjalë për një marrëveshje, unë gjykoj që jemi më afër asaj idesë që Vuçiç mund të thotë që do të marr diçka, do marrë Serbia diçka, dhe SHBA i thotë shqiptarëve ne ju çliruam, merrni këtë copën këtu, jepni këtë copën edhe mbylleni”, tha Lubonja.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment