Politike

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Çollaku: Trump grisi sot planin Rama-Vuçiç për copëtimin e Kosovës

Çollaku shkruan se Rama është në panik pasi dy vite më parë ka mashtruar dhe helmuar publikun me idenë se ndarjen e Kosovës e ka dashur SHBA-ja.
Featured image of article: Marrëveshja Kosovë-Serbi, Çollaku: Trump grisi sot planin Rama-Vuçiç për copëtimin e Kosovës Kreshnik Çollaku

TIRANE– Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku shkruan në një postim në ‘Facebook’ se Presidenti amerikan, Donald Trump tregoi se Kosova, Serbia dhe Ballkani kanë mundësi të tjera për të jetuar në paqe.

Çollaku shton në postimin e tij se Rama është në panik pasi dy vite më parë ka mashtruar dhe helmuar publikun me idenë se ndarjen e Kosovës e ka dashur SHBA-ja.

Ai shkruan më tej se Rama dhe Vuçiç po buzëqeshin nga halli pasi janë humbësit më të mëdhenj në Ballkan.

Postimi i plotë i Kreshnik Çollakut

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të pikelluarit e medhenj te Ballkanit jane sot Rama dhe Vucic, qe planifikuan copetimin e Kosoves, qe lobuan e paguan kripur per te bindur deri keshilltarin e sigurise kombetare ne Shtepi te Bardhe Bolton, se ndarja e Kosoves do te ishte e vetmja zgjidhje ballkanike per konfliktin Serbi Kosove. Sot dy te pikelluarit qe buzeqeshin nga halli, jane humbesit e medhenj te Ballkanit. Firma e presidentit Trump ne Shtepine e Bardhe grisi planet e Rames dhe Vucic per te ndare Kosoven. Sot presidenti i SHBA tregoi se Kosova Serbia e Ballkani kane rruge e mundesi te tjera per te jetuar ne paqe e te zhvilluar,se ndarja e copetimi i Kosoves nuk eshte opsion. Rama dhe taborri i tij i propagandes jane ne panik, pasi per dy vjet mashtruan e helmuan  publikun me tezen se Ndarjen e Kosoves e paska dashur SHBA e Shtepia e Bardhe.

Sot firma e Trump ne Shtepi te Bardhe tregoi qarte se teorite e ndarjes dhe implikimit te SHBA ne te ishin mashtrime te paguara e lobuara nga lobet proserbe ne Ëashington dhe sejmenet e tyre ne Tiranë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment