Politike

Marrëveshja e qeverisë me naftëtarët, Alibeaj: Asgjë nuk ka ndodhur, Rama gënjen!

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se asgjë nuk ka ndodhur dhe se historia për ta do të përsëritet.
Featured image of article: Marrëveshja e qeverisë me naftëtarët, Alibeaj: Asgjë nuk ka ndodhur, Rama gënjen! Enkelejd Alibeaj

TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar lidhur me marrëveshjen e arritur mes naftëtarëve dhe qeverisë. Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se asgjë nuk ka ndodhur dhe se historia për ta do të përsëritet. Më tej, në postimin e tij,  Aliebaj thekson se ajo që i ka premtuar Rama naftëtarëve është një mashtrim.

“Historia e mashtrimeve dhe e vjedhjeve të pasurisë kombëtare përsëritet çdo herë me Edi Ramën. Edi Rama di vetëm të gënjejë. Një gënjeshtër sot, një gënjeshtër mot, ka kaq vite që u bën naftëtarëve premtime boshe. “U mbars mali e polli një mi” – është thënia që i rri më mirë Edi Ramës, sepse edhe kësaj here asgjë nuk ka për të ndodhur. Naftëtarët do të vuajnë, nafta do të vidhet. Ndiqeni videon! Aty është fytyra e një kryeministri të pafytyrë që tallet me bukën e gojëa të qindra familjeve. Thotë të njëjtat gënjeshtra që të shtyjë edhe një ditë tjetër në karrige. Ajo është e vetmja gjë që i intereson. Njerëzit nuk i ka patur dhe nuk i ka në llogari,”– shkruan Alibeaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Naftëtarët e Ballshit kanë pranuar ofertën e kryeministrit Edi Rama, për lënien e grevës në premtim të marrjes së një page deri në rifillimin e punës në rafinerinë e Naftës. Lajmin e ka dhënë sot kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj, i cili u shpreh se kreu i qeverisë u kishte premtuar një pagë ndërmjetëse midis minimales dhe asaj që marrin në rafineri, por nuk ka dhënë asnjë shifër. Megjithatë qeveria ende nuk i ka marrë përsipër pagat e prapambetura që nuk u janë dhënë nga kompania private “Armo”.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment