
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë në largim, Wess Mitchell ka deklaruar së Marrëveshja e Prespës dhe anëtarësimi i ardhshëm i Maqedonisë në NATO, janë momente historike, të cilat do të kenë ndikim pozitiv në stabilitetin dhe paqen e rajonit.
Në një bisedë me kreun e diplomacisë maqedonase, Nikolai Dimitrov në Uashington, Mitchell u shpreh se: “Arritja e Marrëveshjes së Prespës dhe hyrja e saj në fuqi, e shoqëruar me anëtarësimin në NATO, janë momente historike të arritjeve të jashtëzakonshme, me të cilat Maqedonia duhet të krenohet”.
Ministra e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka njoftuar se ministri Dimitrov e ka njoftuar zyrtarin e Departamentit të Shtetit, Wess Mitchell, lidhur me aktivitetet e ardhshme rreth ratifikimit të Protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.
Ministri Dimitrov, shfaqi shpresën se ratifikimi i këtij dokumenti nga ana e Senatit amerikan, do të ndodhë shumë shpejt.
Shefi i diplomacisë maqedonase po qëndron në Uashington, ku përveç takimeve më zyrtarë të lartë të administratës amerikane, do të marrë pjesë edhe në takimin ndërministrorë të koalicionit në luftën kundër “Shtetit Islamik”.
(a.m/dosja.al)