SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe ka nxjerrë një dekret që anulon një ligj për bojkotimin e Izraelit dhe që lejon marrëveshje tregtare e financiare mes dy vendeve. Lajmi u njoftua të shtunën nga agjencia zyrtare e lajmeve të Emirateve të Bashkuara Arabe “WAM”.
Dekreti i Presidentit Khalifa bin Zayed Al Nahyan ka për qëllim “mbështetjen e bashkëpunimit dypalësh në mënyrë që të sigurojë krijimin e marrëdhënieve dypalëshe”, bëri të ditur agjencia e lajmeve. Njoftimi vjen ndërsa kompania ajrore El Al Airlines planifikon të kryejë fluturimin e parë të drejtpërdrejtë nga Izraeli përmes aeroportit Ben Gurion të Tel Avivit drejt kryeqytetit të Emiratet e Bashkuara Arabe, Abu Dhabi.
Në avion do të jetë një delegacion izraelit si dhe ndihmësit kryesorë të Presidentit amerikan Donald Trump i cili ndërmjetësoi marrëveshjen e 13 gushtit për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
Në mesin e zyrtarëve amerikanë që do të udhëtojnë me avionin e kompanisë ajrore El Al më 31 gusht do të jetë dhe këshilltari i lartë i zotit Trump Jared Kushner tha një zyrtar amerikan. Marrëveshja mes Izrael dhe Emirateve të Bashkuara Arabe do të pasohet nga bisedime në detaje si hapja e ambasadave, tregtia dhe lëvizja në vendet respektive, përpara se të nënshkruhet zyrtarisht.
Deri tani nuk ka patur lidhje ajrore mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe nuk është e qartë nëse kompania izraelite El Al do të jetë në gjendje të fluturojë mbi Arabinë Saudite, e cila nuk ka marrëdhënie zyrtare me Izraelin, për të shkurtuar kohën e fluturimit.
Në maj, një avion i kompanisë Etihad Airways fluturoi nga Emiratet e Bashkuara Arabe për në Tel Aviv me furnizime për palestinezët për të përballuar pandeminë e koronavirusit, duke shënuar fluturimin e parë të njohur nga një transportues i Emiratet e Bashkuara Arabe në Izrael.
Marrë nga: VOA
(A.K.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KANADA-Kanadaja ka shtyrë edhe për një muaj masat kufizuese për parandalimin e Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri për Sigurinë Publike, Bill Blair ku...
RUSI– Një aleate e ngushtë e udhëheqësit të opozitës në Rusi, Alexei Navalny, ka thënë se autoritetet në Moskë nuk duan të hetojnë rreth dyshimeve mbi hel...
SHBA- Një njeri i dënuar padrejtësisht ka dalë nga burgu pas 37-vitesh. Robert Duboise u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykata e Floridas në 1983 për përdhu...
KOLUMBI- Autoritetet kolumbiane, kanë kapur një nëndetëse që po transportonte kokainë me vlerë 18 milionë dollarë për një kartel meksikan droge.Nëndetësja u gje...
Kuvendi Kombëtar Republikan e portretizoi Presidentin Donald Trump si një komandant të fortë që mposht armiqtë dhe që kërkon më shumë aleatë. Kundërshtari i tij...
SHBA-Presidenti amerikan Donald Trump viziton zonat bregdetare të Luizianës dhe Teksasit në Gjirin e Meksikës të shtunën që u shkatërruan nga Uragani Laura, duk...
SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia ka pranuar agjendën zyrtare për negociatat me Kosovën në Uashington, më 4 shtator, dhe...
ITALI- Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.Në 24 orët e fundit në të ...
KINË- Kina, vendi ku u shfaq për herë të parë pandemia e Copvid-19, tashmë mesa duket po i rikthehet normalitetit.Në Kinë, si pasojë e Covid-19 humbën jetë...
GJERMANI-Në Berlin, qytetarët kanë protestuar ditën e sotme kundër masave kufizuese që ka vendosur qeveria për të parandaluar Covid-19.Në një video, të publiku...