LIVE UPDATES
Politike

Pakti për detin me Greqinë, Vetëvendosje ngre dyshime për marrëveshje të fshehtë, liston hapat që duhet të ndjekë qeve

27 Gusht 2020, 13:55 Nga DOSJA
Pakti për detin me Greqinë, Vetëvendosje ngre dyshime për

TIRANË – Lëvizja Vetëvendosje ka dalë kundër deklaratës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon. Sipas tyre, pasiviteti i diplomacisë shqiptare në lidhje me këtë çështje, duhet të konsiderohet si dështim.

Vetëvendosje shton, se deklaratat e Mitsotaqis, i hapin rrugë dyshimeve se ka një marrëveshje të fshehtë, ose Greqia po vepron në mënyrë të njëanshme, duke cënuar integritetin e territorit shqiptar. Ndër të tjera Vetëvendosje shprehet, se radha e veprimeve që propozon kryeministri Edi Rama, nuk mund të ndiqet, pa bërë më parë transparencë në lidhje me çështjen.

Vetëvendosje ka listuar edhe hapat që duhet të ndërmarrë qeveria shqiptare, që të mos cënohet territori shqiptar si në vitin 2009

1. Qeveria e Shqipërisë duhet të zbatojë udhërrëfyesin e përcaktuar nga vendimi i vitit 2010 i Gjykatës Kushtetuese, dhe të mos veprojë në kundërshtim me këtë vendim. Madje më mirë të mos veprojë fare, në mungesë të një Gjykate funksionale Kushtetuese.

2. Qeveria e Shqipërisë duhet të sqarojë opinionin ndërkombëtar se interesat e Shqipërisë në Detin Jon nuk do të preken, pavarësisht deklaratave greke dhe cilatdo qofshin arsyet e atyre deklaratave. Njëkohësisht duhet të bëjë transparent për publikun çdo draft marrëveshje të dakordësuar gjatë negociatave Shqipëri-Greqi që kanë rinisur prej vitit 2018.

3. Marrë parasysh tensionet në Detin Egje për kufijtë detarë Greqi-Turqi, qeveria e Shqipërisë nuk duhet të nxitohet për një marrëveshje të re me Greqinë, duke marrë kosto prej konfliktit mes Greqisë dhe Turqisë. Një marrëveshje e nxituar në një situatë ndërkombëtare konfliktuale do të lexohej, në mënyrë të padobishme, si rreshtim në njërin apo tjetrin krah“, thuhet në reagimin e Vetëvendosje.

Reagimi i plotë

Transparencë e qëndrim të prerë, në mbrojtje të integritetit territorial detar shqiptar!

Dje, më 26 gusht, kryeministri i Greqisë, Qirjakos Micotaqis, deklaroi në parlamentin e vendit të tij se Greqia po zgjerohet në Detin Jon me 12 milje. Nuk është hera e parë që bëhen deklarata të tilla nga pala greke. Këto deklarata nuk janë kurrë të parëndësishme, të rastësishme, spontane. Këto deklarata si urdhërdhënie janë të papranueshme, dhe kjo duhet thënë zyrtarisht. Duke qenë Deti Jon interes sovran i tre shteteve, Shqipërisë, Italisë e Greqisë, një deklaratë e tillë nuk mund të mos shkaktojë shqetësime për qytetarët e Shqipërisë.

Vendimi i Greqisë për të zgjeruar hapësirën e saj detare në Jon nuk mund të ndodhë automatikisht. As nuk mjafton marrëveshja e Greqisë me Italinë. Madje, moskonsultimi i Shqipërisë, në rastin e asaj marrëveshjeje, duhet konsideruar si shenjë nënvleftësimi që nuk i ndihmon fqinjësisë së mirë, pasi në pjesën veriore të Detit Jon shtrihet edhe pjesë e sovranitetit të Shqipërisë dhe e të drejtave të shfrytëzimit ekonomik të vendit tonë. Pasiviteti i diplomacisë shqiptare, nuk mund të lexohet ndryshe pos si dështim.

Deklarata e Micotaqisit për zgjerimin e Greqisë në Jon i hap rrugë aludimit se ose tashmë ekziston një draft marrëveshje a papublikuar mes Shqipërisë dhe Greqisë, ose Greqia po vepron njëanshëm, duke cenuar integritetin e territorit shqiptar dhe të drejtat që i takojnë Shqipërisë në Zonën Ekskluzive Ekonomike (ZEE) në Detin Jon.

Kryeministri e Ministri i Jashtëm Rama, po dje ka këshilluar publikisht qytetarët që para se të shprehen mbi këtë çështje të ndjekin radhën në vijim “…ulu lexo, rri degjo, informohu e pastaj shprehu…”. Si duket ai mendon se qytetarët nuk janë të Shqipërisë, por të OSBE-së, dhe e shohin deklaratën greke nga larg, si neutralë. Radha e veprimeve që propozon Edi Rama është e pamundur të ndiqet, pa bërë qeveria një herë transparencë mbi negociatat dhe mbi këtë çështje.

Negociatat për këtë çështje kanë rinisur me Greqinë prej vitit 2018, dhe deri më sot publiku është lënë në terr të plotë informativ. Rifillimi i negociatave është mirë kur ato korrigjojnë gabimet e kryera në të kaluarën dhe jo kur i përsëritin ato. Një zyrtar i diplomacisë së Ramës, njëkohësisht anëtar i Grupit Negociator të Shqipërisë, Gledin Dervishi, ka deklaruar gjithashtu dje në mënyrë të papërgjegjshme se “Zgjerimi i mundshëm i Greqisë me 12 milje në Detin Jon, asgje e re për Shqipërinë”. Edhe ky, si Micotaqis dhe si Rama, nuk thotë asgjë lidhur me kontestin kryesor, çështjen e ishujve grekë, të banuar dhe të pabanuar, përballë dheut kontinental të Shqipërisë që ndërhyjnë në hapësirën e territorit detar shqiptar.

Për shembull, Shqipëria ka përballë një ishull thuajse të pabanuar si Otoni, i cili nëse merr fuqi të plotë për ujërat territoriale duke i zgjeruar ato në 12 milje rrezikon, nga një anë, mbivendosjen në verilindje me ujërat territorialë shqiptarë, dhe, nga ana tjetër, me zgjerim në drejtim të Italisë, ndikon negativisht në zonën ekskluzive ekonomike që i takon Shqipërisë në veri të Detit Jon, duke i dhënë Greqisë edhe qasje në Kanalin e Otrantos, që deri sot ka qenë i trajtuar midis Shqipërisë dhe Italisë. Duhet sqaruar publikisht dhe zyrtarisht, ndër të tjera, se cila është vija bazë e drejtë e bregdetit shqiptar me të cilën ka hyrë në negociata pala shqiptare dhe cili është statusi i gjirit të Sarandës në këto negociata, që mos të përfundojmë sërish duke humbur territor si në marrëveshjen e vitit 2009. Prandaj, deklarata si ato të Dervishit, që pretendon se zgjerimi i ujërave territoriale në 12 milje që kërkon Greqia nuk ka nevojë për negociata me Shqipërinë, janë edhe të pavërteta edhe të dëmshme.

Ministria për Evropën dhe Punë të Jashtme (MEPJ) në deklaratën e saj të djeshme ka lënë të kuptohet se nuk e shqetëson marrëveshja Greqi-Itali për Detin Jon edhe pse aty mund të vendoset një precendent që rrezikon të ketë pasoja në integritetin territorial detar shqiptar gjatë negociatave me Greqinë si dhe për ZEE-në që i takon Shqipërisë në pjesën veriore të Detit Jon. Njëkohësisht MEPJ vazhdon të mos bëjë asnjë transparencë lidhur me negociatat me Greqinë.

Në vitin 2010, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e shpalli antikushtetuese marrëveshjen Shqipëri-Greqi të vitit 2009, e cila përmes mangësive serioze në përmbajtje dhe moszbatimit të parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare, i kalonte Greqisë pjesë të ujërave territoriale të Shqipërisë si dhe pjesë të zonës ekskluzive ekonomike që i takon Shqipërisë. Të gjithë e kanë të qartë se kjo temë po riaktualizohet tani me ngulm nga pala greke për shkak të tensionit ushtarak Greqi-Turqi të krijuar në Detin Egje për përcaktimin e kufijve detarë dhe të të drejtave të zonave ekonomike. Në një situatë të tillë, do të duhej të ndiqeshin hapat në vijim:

1. Qeveria e Shqipërisë duhet të zbatojë udhërrëfyesin e përcaktuar nga vendimi i vitit 2010 i Gjykatës Kushtetuese, dhe të mos veprojë në kundërshtim me këtë vendim. Madje më mirë të mos veprojë fare, në mungesë të një Gjykate funksionale Kushtetuese.

2. Qeveria e Shqipërisë duhet të sqarojë opinionin ndërkombëtar se interesat e Shqipërisë në Detin Jon nuk do të preken, pavarësisht deklaratave greke dhe cilatdo qofshin arsyet e atyre deklaratave. Njëkohësisht duhet të bëjë transparent për publikun çdo draft marrëveshje të dakordësuar gjatë negociatave Shqipëri-Greqi që kanë rinisur prej vitit 2018.

3. Marrë parasysh tensionet në Detin Egje për kufijtë detarë Greqi-Turqi, qeveria e Shqipërisë nuk duhet të nxitohet për një marrëveshje të re me Greqinë, duke marrë kosto prej konfliktit mes Greqisë dhe Turqisë. Një marrëveshje e nxituar në një situatë ndërkombëtare konfliktuale do të lexohej, në mënyrë të padobishme, si rreshtim në njërin apo tjetrin krah.

I bëjmë thirrje qeverisë së Shqipërisë të mbajë qëndrim korrekt kombëtar mbi këtë çështje, të heqë dorë nga komunikimi evaziv dhe i intepretueshëm. Po ashtu i bëjmë thirrje të gjithë ekspertëve që kanë folur kundër marrëveshjes së vitit 2009 të mos heshtin sot, por të kërkojnë me ngulm të vërtetën, të demaskojnë çdo shkelje të mundshme dhe të vendosen në mbrojtje të integritetit territorial detar të Shqipërisë.

Tiranë, 27 gusht 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

Dje, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se ka dërguar në Kuvend, projektligjin i cili do të sjellë zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje në Detin Jon. Deri më tani, kryeministri Edi Rama, i cili është edhe ministër i Jashtëm i vendit, nuk ka dhënë asnjë sqarim as për telefonatën që ka zhvilluar mbrëmë me ministrin e Jashtëm grek, dhe as për situatën politike mes dy vendeve, por është mjaftuar me një koment në Facebook. Ndërkohë që ai është informuar nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i cili pritet që të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, që sipas kryeministrit Mitsotakis do të ketë si ekskluzivitet këtë çështje. Në lidhje me këtë çështje ka ardhur edhe reagimi i Presidentit Ilir Meta, i cili tha se do të mbrojë Kushtetutën me çdo kush.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lëvizja vetëvendosje marreveshja e detit me greqine lëvizja vetëvendosje marreveshja e detit me greqine

Sondazh

Poll
Politike 27 Gusht 2020, 11:05

TIRANË- Partia Demokratike ka përmbyllur fazën e parë e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, PD njofton se ja...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni