Bota

Marrëveshja e Brex-it/ Merkel: Veprim historik, nisëm një kapitull të ri  

Në një dalje publike ajo tha se kjo marrëveshje është fillimi i një kapitullli të ri mes BE-së dhe MB-së
Featured image of article: Marrëveshja e Brex-it/ Merkel: Veprim historik, nisëm një kapitull të ri   Angela Merkel

GJERMANI- Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka reaguar mbi marrëveshjen e re të Brex-it që u nënshkrua nga Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar. Në një dalje publike ajo tha se kjo marrëveshje është fillimi i një kapitullli të ri mes BE-së dhe MB-së. Më tej, ajo tha se Anglia do të vazhdojë që të qëndrojë një partner i Gjermanisë dhe i gjithë BE-së. Në fund të fjalës së saj Merkel e konsideroi këtë marrëveshje me rëndësi historike dhe shumë të vlefshme.

“Me këtë marrëveshje ne po krijojmë bazën për një kapitull të ri në marrëdhëniet tona. Britania e Madhe do të vazhdojë të jetë një partner i rëndësishëm për Gjermaninë dhe për Bashkimin Europian edhe jashtë saj. Marrëveshja është me rëndësi historike”, tha kancelarja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrrëveshja e për Brex-in (tregtinë e lirë) mes Evropës dhe Anglisë është nënshkruar ditën e djeshme mes palëve të përfshira. Lajmin për nënshkrimin e saj e ka dhënë vetë Kryeministri britanik Boris Johnson me anë të një konference për shtyp.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment