LIVE UPDATES
Bota

Mediat serbe: Në fshehtësi, po zhvillohen bisedime intensive për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi

22 Janar 2020, 19:56 Nga DOSJA
Mediat serbe: Në fshehtësi, po zhvillohen bisedime intensive për

KOSOVË– Marrëveshjen për rivendosjen e linjës ajrore në mes Prishtinës dhe Beogradit, mediat serbe, duke u thirrur në burime diplomatike, po e shohin si një dëshmi se në heshtje në prapaskenë po zhvillohen bisedime intensive për arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi. “Një tjetër fitore”, tha Presidenti amerikan Donald Trump përmes Twitterit, duke reaguar ndaj arritjes së marrëveshjes për rikthimin e linjës ajrore Beograd-Prishtinë. Trump në Twitter ndau edhe një fotografi të ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes në Ambasadën amerikane në Berlin. Gazeta serbe ‘Danas’, citon presidentin amerikan Donald Trump, i cili tha se “të gjithë thoshin se nuk mund të realizohet, megjithatë, për herë të parë në njëzet e pesë vjetët e fundit do të vendosen fluturime të drejtpërdrejta midis Serbisë dhe Kosovës”, duke falënderuar ambasadorët Robert O’Brien dhe Richard Grenell, përcjell Telegrafi.

Marrëveshja u nënshkrua nga delegacioni i Ministrisë serbe të Ekonomisë me përfaqësues të kompanisë ajrore “Lufthansa”, në prani të ambasadorit amerikan në Gjermani dhe të dërguarit special presidencial i SHBA për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell  dhe Robert O’Brien -këshilltar i Sigurisë Kombëtare të SHBA. Sipas gazetës serbe, njëri nga kushtet që marrëveshja të zbatohet është heqja e taksës për mallrat serbe.

Marrëveshjen e ka konsideruar si sukses presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka falënderuar publikisht amerikanët Grenell dhe O’Brien për “energjinë dhe përpjekjen që bënë për të arritur  marrëveshjen, si dhe presidentin Trump për interesimin e treguar”. Rivendosjen e linjës ajrore Beograd-Prishtinë, burime diplomatike të gazetës “Danas” e interpretojnë si dëshmi se në kuadër të heshtjes së bisedimeve të udhëhequra nga Brukseli për gjetjen e një zgjidhje përfundimtare për Kosovën, intensivisht po negociohet në prapaskenë, me një rol aktiv të Washingtonit, përcjell Telegrafi.

“Grenell dhe O’Brien janë njerëzit më të besueshëm të Trump-it, dhe prezantojnë pjesën e administratës së Uashingtonit që do të pajtohej me ndarjen e Kosovës, në qoftë se për këtë dakordohen Beogradi dhe Prishtina. Muajt e ardhshëm do të vazhdojë angazhimi i rritur i SHBA-së për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Arritja e marrëveshjes do të ishte përfitim i dyfishtë për presidentin Trump – me çfarë ai do të regjistronte një poen të madh të politikës së jashtme në skenën ndërkombëtare gjatë garës për mandatin e tij të dytë presidencial, si dhe do të zvogëlonte ndikimin e Rusisë, rivalit kryesor në politikën e jashtme të Amerikës, ndaj Serbisë”, citon gazeta serbe duke u thirrur në burimet e saj diplomatike.

Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit për Studime Evropiane, ka thënë për gazetën serbe, se marrëveshja për rivendosjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd është një sinjal i mirë – pas “shuarjes” së dialogut për më shumë se një vit. Beshiri thekson se “duke pasur parasysh faktin se negociatat janë kryer në fshehtësi, ato nuk i janë ekspozuar vlerësimeve të përgjegjësisë publike, kështu që kompania gjermane do t’i menaxhojë fluturimet në vend të kompanisë nga Serbia apo Kosova”.

(Marrë nga Telegrafi)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosoves serbi marrëveshja kosovë-serbi richard grenell dialogu kosoves serbi marrëveshja kosovë-serbi richard grenell

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni