Horoskopi

Marrëdhëniet në çift do jenë delikate, shenjat që do kenë mundësi të reja punësimi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju/ Horoskopi 7 tetor 2020

Marrëdhëniet në çift do jenë delikate, shenjat që do kenë mundësi të reja punësimi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju/ Horoskopi 7 tetor 2020
Featured image of article: Marrëdhëniet në çift do jenë delikate, shenjat që do kenë mundësi të reja punësimi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju/ Horoskopi 7 tetor 2020 Horoskopi

Dashi

Takime të reja parashikohen në dashuri, ndaj mos i nënvlerësoni. Do ju duhet që të zgjidhni edhe një problem në raportin në çift. Ndërsa në punë, parashikohet që të ketë ndryshime. Bëni kujdes ndaj paqëndrueshmërisë.

Demi

Venusi ka ndikim mjaft të favorshëm për shenjën tuaj, ndërkohë që nuk do të mungojnë lajmet e mira në dashuri. Ata që bëjnë punë të pavarura do të jenë të përhumbur në mendime, ndërsa të rinjtë do të angazhohen me punë të pjesshme.

Binjakët

Venusi do të ketë ndikim të kundërt në shenjën tuaj, ku mund të përballeni me probleme në dashuri. Ndërsa në punë, do të ketë lajme pozitive. Nëse duhet të nisni një punë të re, mos u dekurajoni, pasi ka ardhur momenti i duhur.

Gaforrja

Në dashuri do të përballeni me të papritura, sidomos nëse jeni vetëm. Ndërsa sa i takon punës, do i keni idetë e qarta. Gjërat do të ecin shumë më mirë.

Luani

Me njeriun e duhur në krahë do të keni mundësi që të bëni projekte të mëdha në javët në vijim. Ndërsa në punë, nëse keni një aktivitet tuajin, do të ndjeni nevojën për të nisur diçka të re, por nuk i keni paratë. Nëse jeni të punësuar, jeni të mërzitur, për shkak se jeni ndjerë të lënë mënjanë.

Virgjëresha

Hëna do të ketë ndikim të kundërt, por Venusi do të jetë në favorin tuaj. Situata në dashuri, paraqitet disi konfuze. Ndërsa në punë do të ndiheni të lodhur dhe të stresuar.

Peshorja

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëse nuk jeni në një lidhje, ndiqni zemrën tuaj dhe lëreni veten të lirë. Ju pret një periudhë disi e vështirë, shkruan noa.al. Ndërsa në punë, nuk do të mungojnë idetë e mira.

Akrepi

Nëse doni që ti shprehni ndjenjat një personi që de doni, bëjeni brenda javës, pasi është periudhë mjaft e favorshme. Në punë, kjo është periudhë e favorshme, për të gjithë ata që nuk kanë vepruar në këtë periudhë.

Shigjetari

Ju pret një ditë e favorshme në dashuri, por Hënën do e keni kundër. Mundohuni që të tregoheni të kujdesshëm. Sa i takon punës, do të keni ide ekstravagante dhe duhet të përqendroheni në projekte të reja.

Bricjapi

Në dashuri ka diçka që nuk shkon, ndaj mundohuni që të mos debatoni për probleme që kanë të bëjnë me paratë. Yjet do të jenë në anën tuaj dhe shumë shpejtë projekte profesionale, mund të marrin jetë.

Ujori

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj, ndaj mundohuni që ta jetoni dashurinë qetësisht. Në punë, jeni të lodhur nga të bërit gjithmonë të njëjtat gjëra, ndaj ka ardhur momenti për të ndryshuar.

Peshqit

Ju presin ditë të vështira në dashuri, ndaj mundohuni që të bëni durim. Në punë, ju duhet të zgjidhni disa probleme. Punët e pavarura, do të avancojnë përpara.

Marrë nga Monitor.al 

Shto Koment